URIMET E AUTORITETEVE PPER DITEN E PASHKEVE
Presidenti i Republikes
"Dita e Pashkeve me jep kenaqesine e vecante qe t'ju shpreh ju dhe permes jush te gjithe besimtareve shqiptare te krishtere, katolike dhe ortodokse kudo ndodhen, urimet me te perzemerta per mbaresi, mireqenie, gezim e harmoni! Kjo dite e shenjte ne kalendarin e krishtere sjell per besimtaret katolike e ortodokse harene dhe solemnitetin e nje kremtimi madheshtor ku vlerat njerezore dhe hyjnore plotesojne shpirtin, ku nderimi dhe perulesia ndaj te Plotfuqishmit rigjallerohet dhe kur besimi tek triumfi i miresise ringjallet dhe rimisherohet ne veprat e ne sjelljen e gjithesecilit prej nesh. Ne shqiptaret e kemi ndare tradicionalisht se bashku gezimin, ndaj edhe sot jemi prane njeri-tjetri per te perjetuar atmosferen e mrekullueshme te Festes se Pashkeve e per t'i percjelle shoqi-shoqit urimet me te mira e te sinqerta per paqe, mirekuptim, begati, lumturi dhe per nje te ardhme te sigurt e te ndritur per mbare kombin shqiptar.
Kryeministri
Kryeministri Sali Berisha i uron dje diten e bekuar te Pashkeve te gjithe besimtareve te krishtere, te gjithe shqiptareve, te gjithe besimtareve te Zotit, si diten e rilindjes se Krishtit, si nje dite e rilindjes se besimit, te shpreses tek Zoti, tek vetja dhe tek e ardhmja. Dita e Pashkeve, eshte dita e shperblimit te sakrifices, ne emer te nje interesi dhe ideali me te larte, eshte dita e shpreses se pashuar te njerezimit, per nje te ardhme me te ndritur. Besimtaret shqiptare ne Shqiperi dhe kudo jane, kremtojne sot Pashket me te lire, me te begate, me te denje se kurre me pare. Shqiperia kremton keto pashke si nje vend anetar i NATO-s, si nje vend qe ecen i sigurt drejt shnderrimit ne realitet te endrres evropiane se kombit shqiptar. Edhe nje here Gezuar Pashket dhe le te urojme shprese dhe besim te madh tek e ardhmja qe meritojme, te urojme qe vitin e ardhshem keto Pashke te festohen edhe me mire!