E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget e Tiranes ne terr shkak ligji i taksave

Javet e fundit rruget e periferise se Tiranes nuk kane qene te ndricuara por tashme nuk eshte vetem periferia ajo qe eshte ne terr por edhe qendra e saj pikerisht bulevardi Deshmoret e Kombit. Mbremjen e se shtunes ky bulevard nuk eshte aspak i ndricuar duke te rikujtuar edhe nje here vitet kur mungonte energjia elektrike gjate oreve te darkes por kete e kupton shume thjeshte qe nuk eshte keshtu pasi ve re se semafori aty prane funksionon me se miri. E ndersa pyet veten perse ndodh ky fakt kjo arrihet te zbulohet shume thjeshte pasi Bashkia e Tiranes eshte duke kerkuar nga qeveria te mos preke taksat. Por vetem nje dite me vone kur ky fakt u be publik Bashkia e Tiranes reflektoi duke risjelle ndricimin ne keto rruge. Kjo iniciative e bashkise u ndermor si nje forme presioni kjo ndaj pushtetit qendror pas ndryshimeve te bera ditet e fundit nga legjislativi ne ligjin per taksat e pushtetit vendor. Por kjo nisme e bashkise apo kjo lloj hakmarrjeje bie mbi kurrizin e qytetareve qe jane taksapagues te rregullt te taksave lokale. Sipas burimeve te rezervuara te bashkise presioni ndaj qeverise per fondet e pushtetit lokal eshte dhe arsyeja se urdhri i dhene per te nderprere ndricimin e rrugeve te Tiranes eshte nje mjet kercenimi per qeverine. Sipas kryetarit te kesaj bashkie ndryshimi i ligjit te taksave eshte quajtur nje futje e dores ne arken e pushtetit lokal dhe ky i fundit tashme nuk ka me para as te paguaje detyrimet e saj ndaj qytetareve per ndricimin e Tiranes. E ndersa bashkia kerkon te hakmerret ne kete menyre mbi qeverine cila eshte forma qe duhet te hakmerren qytetaret ndaj bashkise pasi cdo familje gjithsecili prej tyre derdh nje kontribut dhe nje takse per bashkine e Tiranes e cila duhet te pergjigjet per shume sherbime ndaj tyre. Mbas nderprerjes se ndricimit te rrugeve te Tiranes lind pyetja se pas ketij skandali te radhes se Bashkise se Tiranes ka te beje me faktin se cilido prej nesh paguan ne arken e pushtetit lokal nje shume te caktuar per te gjitha sherbimet qe ky institucion na ofron. E ndersa Bashkia na vjel rregullisht taksat per ndricimin apo gjelberimin madje dhe na gjobit kur vonohemi ne pagesa atehere qendrimi i radhes i kryebashkiakut duke lene ne terr Tiranen eshte nje eksperiment tjeter i shemtuar ndaj pushtetit qendror e qe si gjithnje penalizon qytetaret.

Perplasja
Shoqata per Autonomi Vendore e cila perfaqeson mbi 100 komuna e bashki ne vend prej kohesh eshte duke kundershtuar me force vendimin e qeverise per tia faturuar pushtetit lokal faturen e kasave fiskale por edhe projektligjin per ndryshimin e ligjit per taksat vendore. Kjo shoqate kerkon nga qeveria te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projekt-ligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›