E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha Shqiperia eshte e gatshme te rrise pranine e saj ne Afganistan

Takimi i nivelit te larte te Natos i mbajtur ne Lisbone ishte i pari ne te cilen Shqiperia si anetare e saj qe prej vitit te kaluar merrte pjese me te drejta te plota dhe te barabarta per te diskutuar mbi strategjine e re te Aleances.

Kryeministri Sali Berisha i porsakthyer mbreme nga Lisbona nuk e fshehu kenaqesine qe ai kish perfaqesuar Shqiperine ne nje takim kaq te rendesishem perkrah lidereve me te rendesishem boteror.

Kryeministri tha se prania dhe angazhimi i Shqiperise ne Afganistan te nje niveli te larte ne raport me kapacitetet e tij eshte vleresuar nga anetaret e Aleances dhe se ai ishte angazhuar se qeveria do te zgjeroje me tej pjesemarrjen sikunder do te kontribuoje ne rindertimin e Afganistani vecanerisht ne fushen e arsimit.

Ne Afganistan pervec njesive pjesmarrese ne misionet paqeruajtese ndodhen tanime dhe njesi luftarake.

Ndersa ka folur per rendesine e takimit te Lisbones i konsideruar si historik qe nga themelimi i Natos kryeministri vuri ne pah edhe vleresimin qe i eshte bere Kosoves

Ne dy dokumentet themelore te samitit u shpreh vleresim per Kosoven dhe kjo ishte e nje rendesie te jashtezakonshme per shqiptaret. Aleanca shprehu vendosmerine e vet per te qene ne Kosove si shtylle kryesore e paqes dhe stabilitetit por shprehu dhe vleresimin me te larte per forcat e sigurise e te rendit te Koves konsolidimin e tyre kontributin e tyre ne Kosove.

Per kryeministrin shqiptar Aleanca duhet te vazhdoje angazhimin e saj ne Ballkan ku sic tha ai ka edne nje llogari te pambyllur

Ne fjalen time nder te tjera theksova se Ballkani Perendimor eshte unfinished business per Aleancen se pari per integrimin e vendeve te tjera si anetare ne kete Aleance. Se dyti domosdoshmerine e qendrimit te KFOR-it si shtylle kryesore paqeje dhe stabiliteti. Se treti per inkurajimin e dialogut midis Prishtines dhe Beogradit per te cilin ne emer te qeverise shqiptare u zotova se do te japim te gjithe kontributin tone ne menyre qe serbet dhe shqiptaret te shkruajne nje kapitull te ri ne marredheniet dhe ne perpjekjen e tyre te perbashket per nje te ardhme europiane.

Takimi i Lisbones ka qene edhe nje rast i mire i kryeministrit per tu takuar me perfaqesuesit me te larte te vendeve kryesore te botes.

Zoti Berisha tha se ka patur nje bisede te shkurter me presidentin amerikan Barack Obama se ka folur me kancelaren gjermane Angela Merkel kryeministrin italian Silvio Berlusconi apo presidentin francez Nikola Sarkozy te cileve sic tha zoti Berisha u ka bere te njohur perparimet qe ka bere Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›