PS shton akuzat per LSI Godia e partise eshte blere mbi 1.2 milione euro. Kush e pagoi
Opozita ka shtuar dozen e akuzave ndaj perfaqesuesve te Levizjes Socialiste per Integrim. Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalesi vec ministrit Petrit Vasili ka hedhur dyshime per perfitime nga tenderet e barnave dhe per zevendeskryeministrin dhe ministrin e Ekonomise Ilir Meta. Dyshimet e hedhura dje nga deputeti Shalsi kane shkuar deri ne origjinen e parave me te cilat sipas tij eshte blere edhe godina e zyrave te LSI-se. Vetem godina ku Ilir Meta ka zyrat qendrore eshte blere mbi 1.2 milione euro. Ku u gjeten parate per blerjen e kesaj godine ne zemer te Tiranes Si u financua blerja Nese eshte blere me kredi atehere mos valle leket per shlyerjen e saj jane ilacet e munguara neper spitale -tha dje Shalsi. Duke u ndalur ne deklaraten e bere dy dite me pare nga kreu i LSI-se Ilir Meta i cili tha se ne akuzat e bera ndaja ministrit Vasili nuk ka asgje te vertete Shalesi u shpreh se eshte kreu i partise ai qe duhet te sqaroje pozicionin e ministrit te tij ne tenderet e ilaceve. Ai u shpreh se nga Ministria e Shendetesise nuk kane marre asnje pergjigje per akuzat e ngritura prej shume kohesh. Ne fillim fshiheshin pas zedheneses pastaj paturpesisht pas drejtorit te Politikave Shendetesore qe provuam se si fitonte tenderet miliona lekesh neper spitale dhe me ne fund doli dhe avokati mbrojtes i Vasilit qe nuk mund te ishte njeri tjeter pervecse Ilir Meta. Avokati Meta eshte me sa duket ne te njejten kohe dhe perfituesi i parave qe vijne nga biznesi i ilaceve-tha Shalsi. Ai permendi dhe nje here shumen e parave me te cilat eshte abuzuar nga ky dikaster. Disa dite me pare ju treguam se si nje kompani arriti te behej monopol ne tregun e ilaceve dhe te shumefishonte xhiron nga 1 milion euro ne vitin 2009 ne 9 milione euro ne vitin 2010. Kompania quhet Megapharma sh.p.k dhe eshte ne pronesi te Rasim Hamzarajt-tha deputeti Shalsi. Madje ai ka shtuar se pronari i kompanise eshte nje i aferm familjar i ministrit Vasili per te cilin sipas tij duhet te kete dijeni dhe zevendeskryeministri. Djali i dajes se Petrit Vasilit. Po djali i dajes se Petrit Vasilit eshte pronari i Megafarmes i kompanise qe ministri se bashku me Ilir Meten e bene te dominonte brenda vetem nje viti tregun e ilaceve ne Shqiperi tha Shasli. Ai shtoi se zevendeskryeministri Ilir Meta duhet ti tregoje opinionit publik se pse djali i dajes se ministrit te tij dominon tregun e ilaceve sot. Nisur nga gjithe akuzat qe parashtroi Shalsi theksoi se pas njohjes me abuzimet qytetaret e kuptojne se perse situata ne shendetesi ndodhet ne kete gjendje. Eshte e qarte tashme se tani keta njerez nuk kane tjeter qellim vecse te pasurohen duke grabitur deri dhe ilacet e spitaleve. Kjo eshte arsyeja se pse cmimet e ilaceve jane te larta dhe te paperballueshme. Kjo eshte arsyeja se pse nuk ka ilace neper spitale-tha dje Shalsi.