Rruget ne veri te bllokuara

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, megjithatë pa incidente. Ndërsa KFOR-i ka hequr telat me gjemba nga pikëkalimi kufitar në Bërnjak,por për shkak të barrikadave kalimi mbetet ende i bllokuar.
Njoftohet se policia e EULEX-it ka arrestuar dy serbë, pasi akuzohen për hapje zjarri ndaj një pjësëtari të policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i tyre Dejan Vasic, ndërsa Telegraf citon se ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit.
Ndërkohë mësohet se barrikadat do të qëndrojnë edhe për pak ditë dhe sipas "Kohës Ditore", pritet që për një aksion tjetër të mundshëm të EULEX dhe KFOR të ketë më parë një DoganatMerdarë, atje ku hyjnë maunët serbeBërnjak, KFOR heq telat me gjemba Mitrovicë, shpërthime të fuqishme konsultim me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.
KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin çështjen e heqjes së barrikadave vetëm si aksion të organeve të sigurisë. Në këtë mënyrë të dy këta mekanizma ndërkombëtarë i presin që përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të Serbisë të konsultohen me Brukselin për mënyrën se si do të mundësohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më problematike të Kosovës.
Strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pjesën që dominohet nga qytetarët serbë të Kosovës nëpërmjet barrikadave të ndryshme përfshirë muret e betonit, si përgjigje ndaj veprimit të EULEX-it dhe KFOR-it të koordinuar me institucionet e Kosovës për vendosjen e doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s nuk ka dhënë asnjë ultimatum për heqjen e barrikadave.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosovë, gati drafti për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës miratoi me shumicë votash draftin e parë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.
Limaj, i hapet rruga arrestimit
Me kërkesë të qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën nëse deputetët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale. Clinton: Territori i Kosovës, i paprekshëm
SHBA mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve kosovare në gjithë territorin. Barrikadat, Rexhepi: Bisedime me KFOR e EULEX
Ministria kosovare e Punëve të Brendshme, EULEX-i dhe KFOR-i do të bisedojnë këtë javë mbi zgjidhjen e situatës në veri të Kosovës.
Lajmet kryesore
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën