E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet Top Channel Dalipi Te mblidhet Keshilli Bashkiak


Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kërkojnë mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, duke marrë shkas nga ngjarja e një dite më parë, ku policia bashkiake në vend që të pengonte ndërtimet pa leje, bëhet palë me abuzuesit të cilët ndërtojnë në një pronë private të kontraktuar me qira nga Top Channel me Ministrinë e Ekonomisë tek ish-ambientet e Kinostudios Shqipëria e Re.

Këshilltari Aldrin Dalipi deklaroi se bashkia po prodhon konflikte sociale në Tiranë.Policia bashkiake, ka qenë në krah të personave që kanë abuzuar mbi një sipërfaqe që i përket një tjetër subjekti, për të cilin ai ka kontratë të rregullt me Ministrinë e Ekonomisë, leje të rregullt për rrethimin e tij nga KRT-ja e Bashkisë së Tiranës.

E kundërta ndodh me ata që kanë nisur punimet në pronën e tjetërkujt, të cilët nuk kanë asnjë dokument dhe asnjë leje për këto ndërtime. Punonjësit e policisë bashkiake që ishin të pranishëm për të mbështetur ndërtimin pa leje përveçse kanë penguar rojet private të kryenin detyrën në ruajtje të pronës, por nuk kanë pranuar as të justifikojnë ndërhyrjen e tyre me asnjë dokument apo urdhër nga bashkia.

Ndonëse me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm madje edhe me leje nga KRT e Bashkisë së Tiranës, zotëruesit me qira të kësaj prone nuk kanë gjetur as mbështetjen e policisë së rendit e cila ka mbërritur, por nuk ka ndërhyrë.

Dy policitë si ajo e Shtetit dhe ajo Bashkiake dëgjonin debatin mes palëve, ku njera palë disponon dokumentacionin ligjor, ndërsa pala tjetër shfrytëzon për mbrojtje të veprimeve të saj policinë bashkiake, pa asnjë urdhër apo dokument. Në një rast kur duhet të ndodhte e kundërta, që policia bashkiake të ndërhynte për të ndaluar një ndërtim pa leje, aq më tepër në një pronë private të një subjekti tjetër të licensuar.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›