Rrugët për në qytetet tona turistike, një turp
17 vite demokraci, vetem pasurime te politikaneve dhe popullin e vendosen ne diete. 17 vite demokraci, nje autostrade te bekuar keta politikane nga Vlora ne Shkoder nuk arrijne ta perfundojne, që te lidheshim me vellezërit ne Kosove, Maqedoni, apo Mal të Zi. Ende flasim per trenat me amiant qe moren nga Italia.
Tirane-Vlore me makine sot e ben 3- 4 ore, kur janë vetëm 140 km. Ky është turp. Me ftuan dy vite më parë te beja pushimet ne Greqi me shtepine gratis, por iu pergjigja miqeve se une kryej pushime patriotike dhe leket qe do shpenzoj ne Greqi i shpenzoj ne atdhe. Disa miq nga Italia shkuan me pushime dhe mbeten te kenaqur, vërejtje për infrastukturën dhe gjera te vogla .Nuk ka si Shqiperia, duket sikur Shqiperia eshte krijuar vetem per turizem. Gazetari qe ka shkruar e njeh më mirë nga ne realitetin dhe jo gjithmone rrobat e pista lahen ne shtepi, por edhe ne sheshe. Për shembull ne Vlore, si mund te harmonizohet turizmi me Petroliferën qe po nderton shteti, kur nafta do te helmoje mjedisin.
Sa per çmimet, i kemi të nivelit te mire. Në LLogora 14 veta kemi paguar ne restorante, nje shifer normale, ndërsa në Dhërmi shërbimi ishte i mire.