PRIORITETET E MAQEDONISË
Sondazhet tregojnë qartë që koalicioni VMRO-PDSH ka gjasat më reale të fitojë zgjedhjet. Përderisa VMRO është duke zgjeruar përkrahjen e saj tek votuesit e qendrës dhe votuesit e pavendosur në mesin e popullatës sllavofolëse, përkrahja për PDSH-nërritet si partia më e preferuar shqiptare me qasje gjithnjë më të madhe tek të rinjtë dhe votuesit e rinj. Sa më i madh të jetë mandati që do të marrë koalicioni në zgjedhje, aq më efektive do të jenë vendimet që ai do të marrë për implementimin e strategjisë trishtyllëshe për zhvillimin e Maqedonisë.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme në historinë postkomuniste të Maqedonisë. Koalicioni i ardhshëm qeveritar duhet të ndërmarrë dhe të jetë i përgatitur për aksion të shpejtë në tre fronte të mëdha për të promovuar përparimin e vendit dhe të parandalojë situatat e paqëndrueshme potencialenë vend dheato ndërkombëtare.
Fillimisht, qeveria ere e Shkupit do të duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, duke i shtuar edhe një shtyllë kornizës së sigurisë rajonale. Me anë të marrëdhënieve bilaterale me shtetin më të ri të Evropës dhe duke nënshkruar një marrëveshje të qëndrueshme për kufirin me Prishtinën, Maqedonia do t’u bashkëngjitet kryeqendrave më të shquara perëndimore dhe miqve të ardhshëm të NATO-s në zotimin e tyre për ardhmërinë e Kosovës. Kjo gjë do të përmirësonte dukshëm relacionet e Maqedonisë me komunitetet shqiptare në Ballkan.
Së dyti, qeverisja e ardhshme duhet të kthejë në ligje edhe të implementojë brenda disa muajsh një spektër të gjerë të të drejtave për shqiptarët në Maqedoni. Për çështjet që shtrihen prej të drejtave gjuhësore deri te përfitimet arsimore. Nga ana tjetër, lidershipi shqiptar operon brenda normave evropiane, kështu që së bashku me aplikimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, hapat e tillë do të konsolidojnë bashkëjetesën ndëretnike dhe përkushtimin e popullatës shqiptare ndaj shtetit të Maqedonisë.
Së treti, duhet gjetur një zgjidhje permanente për emrin zyrtartë Maqedonisë dhe për përdorimin e saj të brendshëm dhe ndërkombëtar. Kontesti me Greqinë, ndaj një emërtimi gjeografik apo politik të Republikës së Maqedonisë, duhet të gjejë zgjidhje para mbledhjes së ministrave të NATO-s në dhjetor, në mënyrë që Maqedonia të sigurojë marrjen e një ftese të menjëhershme për anëtarësim në Aleancë në vitin 2009. Ky hap do t’i hapë asaj rrugën për hyrjen në Bashkimin Evropian gjatë viteve të ardhshme dhe do të parandalonte një tjetër veto nga Athina.
Garancia më efektive që do të ndikojë në përparimin e shpejtë të të tre arenave që janë jetike për interesat nacionale të vendit është koalicioni maqedono-shqiptar cili përfiton nga një mandat substancialisht të rritur popullor. Sondazhet tregojnë qartë që koalicioni VMRO-PDSH ka gjasat më reale të fitojë zgjedhjet. Përderisa VMRO është duke zgjeruar përkrahjen e saj tek votuesit e qendrës dhe votuesit e pavendosur në mesin e popullatës sllavofolëse, përkrahja për PDSH-në rritet si partia më e preferuar shqiptare me qasje gjithnjë më të madhe tek të rinjtë dhe votuesit e rinj.
Sa më i madh të jetë mandati që do të marrë koalicioni në zgjedhje, aq më efektive do të jenë vendimet që ai do të marrë për implementimin e strategjisë trishtyllëshe për zhvillimin e Maqedonisë. Koalicioni, gjithashtu do të ketë mundësinë për të miratuar ligje me shumicë të parlamentarëve, edhe madje të amendojë kushtetutën sipas nevojës, sikur në rastin e zgjidhjes së problemit me emrin e vendit.
Gjithnjë e më tepër, lidershipi shqiptar mund të luajë një rol vendosës në të tre frontet duke ulur temperaturën me Athinën, dukembajtur zotimin ndaj qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë dhe duke intensifikuar integrimin në dy institucionet më të rëndësishme multinacionale.
*Janusz Bugajski është drejtor i projektit Demokracitë e reja evropiane pranë Qendrës për Studime Strategjike dhe ndërkombëtare në Washington D.C.