Rrugetimi i identiteteve fetare dhe influenca e tyre ne shoqerine shqiptare

Ne fillim te vitit 2006 ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhuroi nje fond perreth 30. 000 euro per te restauruar nje objekt brenda Keshtjelles se Rozafes qe kishte sherbyer per nje kohe te gjate si kishe dhe xhami njekohesisht. Ne fakt objekti me historine e tij te vecante mund te konsiderohet si nje nga objektet sinteze te historise religjioze se shqiptareve. E njohur dhe e dokumentuar si Kisha e Shen Stefanit ne veprat e Marin Barletit dhe Marin Becikemit dy autoreve te shekullit XV kisha do te shnderrohej ne nje xhami gjate pushtimit turk. Sipas specialisteve mendohet se minarja eshte shtuar rreth vitit 1405 Peci. A 20061 dhe jo ne vitin 1479 sic mendohet rendom duke marre per baze pushtimin e keshtjelles nga turqit. Viti 1405 eshte vit kur osmanet e paten ne duart e tyre qytetin e Shkodres per disa vjet se bashku me Ulqinin dhe Lezhen. Vendosja e garnizonit osman ne kete periudhe dhe stili i minareve selxhuke bashkekohese me minaren e kuqe ne Kalane e Beratit te vitit 1389 si dhe vendosja e saj ne anen fundore te xhamise dhe jo ne te djathte hyrjes eshte karakteristike per xhamite osmane te shekullit XV Po aty2006.
Adoptimi i bere nuk kerkoi ndryshime te medha ne arkitekture kjo per faktin se orientimi i mihrabit koincidonte me ate te mjedisit te altarit ne apside. Ky mjedis ka qene i mbuluar deri vone me kupole nervaturash te kryqezuara te stilit romano-gotik. Ne vitin 1760-1764 Veziri i Shkodres Mehmet Pashe Bushatlliu ne punimet rindertuese e restauruese ne strukturat e kalase kreu nderhyrje edhe ne xhami duke shtuar hajatin me arkade ne anen jugore. Ai porositi nga Venediku edhe nje mekanizem sahati akustik per te cilin sic shprehet vete ne nje dokument kishte ngritur para xhamise nje kulle te larte Po aty 2006. Si mund te veshtrohet me gjithe shnderrimet qe iu bene objektit banoret e ketij qyteti e ruajten harmonine fetare Po aty 2006. Shkresa e firmosur nga Veziri i Shkodres ku rinovohej leja zyrtare per te mbajtur meshen cdo te premte ne mengjes tregon se banoret ende te perqendruar ne kala kishin mirekuptimin maksimal mes tyre Po aty2006. Por ajo qe ishte shmangur per nje kohe te gjate me mirekuptim midis dy komuniteteve fetare u lekund ne ditet e sotshme kur godina nuk sherbente me si nje objekt kulti.
Qysh prej vitit 1878 kur ajo u kthye ne nje depo baruti godina gjendet ne gjendjen e sotshme duke pritur nje restaurim te mundshem qe sipas specialisteve duhet te perfshije te gjitha etapat e ndertimit te saj. Por jo te gjithe ndanin te njejtin mendim ne qytetin verior te Shkodres. Nje debat shpertheu midis Myftinise se Shkodres dhe shtetit shqiptar nen administrimin e te cilit ishte objekti si monument kulture per administrimin e fondeve te dhena nga ambasada amerikane. Myftinia e Shkodres kerkonte qe ta perdorte fondin per te restauruar xhamine qe dikur kishte qene Kisha e Shen Stefanit. Ne debat nderhyri dhe Kisha Katolike e cila ndante mendimin tjeter se germadhat e godines duhej te restauroheshin ne kishe. Si gjithmone ne raste te tilla linden pyetje te ndryshme te cilat nxoren ne pah serish konflikte te heshtura nen petkun e forte te formimit te shtetit-komb te periudhes se viteve lsquo20 dhe totalitarizmit te viteve lsquo40-lsquo90 qe qene munduar ti fashisnin konflikte te tilla ne emer te formimit te identitetit dhe kombit shqiptar.
Me teper se nje konflikt per pronesine e nje objekti situata hodhi drite mbi identitetet e fjetura fetare te shqiptareve dhe ne kete menyre mund te thuash se ishte nje pararendese e debatit Kadare-Qose qe mbertheu eliten intelektuale shqiptare pas nenshkrimit te MSA-se dhe publikimit te vepres se Kadarese Identiteti evropian i Shqiptareve.
Ne kete studim do te mundohemi te hedhim drite nepermjet nje analize te hapave te pare te formimit te shtetit modern te shqiptareve se sa percaktues ka qene identiteti fetar ne zgjimin nacionalist te shqiptareve si ka ndikuar dhe ndikon ky identitet ne shoqerine shqiptare dhe prirjet moderniste te religjionit te shqiptareve ne epoken e sotshme te globalizmit.
II
Identiteti fetar ne Shqiperi nuk eshte marre gjithmone ne konsiderate ne rrugetimin e tij drejt realitetit qe kemi sot duke vleresuar se motoja e rilindesit Pashko Vasa Feja e shqiptarit eshte shqiptaria eshte pergjithesuese dhe karakteristike per epoken e Rilindjes Kombetare te shqiptareve dhe si e tille duhet tu pershtatet apriori te gjitha situatave shtetformuese apo kulturore-historike te mevonshme. Ky percaktim vjen pasi Rilindja Kombetare ka nje peshe te vecante ne botekuptimin nacionalist shqiptar si apogjeu i perpjekjeve intelektuale dhe shpirterore per te themeluar nje Shqiperi moderne dhe te zhvilluar. Ne fakt rrugetimi i identitetit fetar te shqiptareve i ka perngjare nje batice e zbatice pa qene asnjehere ne gjendje te luaje fuqine e nje force centrifugale per te realizuar nje bashkim te qendrueshem kombetar as shume i fuqishem sa te pengoje perjetesisht ate por i mjaftueshem sa te influencoje dhe vonoje disa procese intriguese qe popujt e tjere te Ballkanit i realizuan me shpejt se shqiptaret.
Gjithsesi shprehja nuk duhet marre si simboli i nje levizjeje apo epoke sic ka prirje te shumta ne qarqe studiuesish apo politikanesh per ta perqasur ate pasi ne nje analize te thelle te vepres se dy poeteve tane kombetare qe kane luajtur edhe nje rol te madh ne formimin e ndergjegjes kombetare veren se identiteti fetar eshte nje pjese e rendesishme e vepres se tyre. Keshtu p.sh. eshte e pamundur ta lexosh Gjergj Fishten dhe te mos hasesh binomin Fe dhe Atdhe ku me fe ai nenkupton fene e te pareve - Katolicizmin apo Naim Frasherin dhe te mos hasesh Bektashizmin dhe filozofine e panteizmit te tij. Madje Naimi shkon dhe me larg ne botekuptimin e tij fetar kur krijon nje poeme si Qerbelaja qe pershkruan nje konflikt te mirefillte fetar.
Shqiptaret nuk mund te benin dallim nga popujt e tjere ballkanike kur nisen zgjimin e tyre nacionalist. Prirja e natyrshme do te ishte ashtu si edhe te fqinjet e vet nje kundervenie ndaj fese zyrtare te pushtuesve - Islamit dicka qe hasi ne veshtiresi qe ne hapat e pare sepse nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve kishin pranuar Islamin dhe nen ndikimin e shtetit teokratik osman e identifikonin veten shpeshhere si myslimane dhe pastaj si shqiptare.
Kultura islamike e Perandorise Osmane i kishte meshuar identifikimit te besimit fetar me kombin duke sheshuar dallimin midis shqiptareve e myslimaneve te tjere nga njera ane dhe duke nxjerre me ne pah nga ana tjeter ate midis islamikeve dhe te krishtereve gjithfaresojesh. Ne nje shoqeri shumekombeshe sic ishte ajo e Perandorise Osmane jeta e nenshtetasve te saj ceshte e verteta ishte organizuar rreth besimit te cilit ata i perkisnin domethene vija ndarese ndermjet te qeverisurve dhe qeverisesve - ose thene me shkoqur popullsise hegjemone - ishte religjioni dhe jo kombesia ku pa dyshim ashtu si ne te gjithe perandorine myslimanet perftonin nje pozicion te privilegjuar gje qe ne rastin e Shqiperise qe shnderruar e kishte perbere nje pengese objektive per te arritur bashkimin kombetar te myslimaneve me te krishteret qofshin ata ortodokse apo katolike Salleo 200022.
Edhe pse ekzistonte nje fare patriotizmi lokal qe shpeshhere gjente shprehje ashtu sic na deshmon Hobhouse ne vepren e vet A Journey through Albania and other provinces of Turkey in Europe and Asia to Costantinople during the years 1809 and 1810 ne deklarimet e banoreve qe kur i pyesnin se cishin banori shqiptar nuk thoshte perkatesine fetare por pergjigjej Jam shqiptar Mema 198870 prapeseprape ky patriotizem lokal nuk shtrihej ne permasa pergjithesuese qe mund te perbente nje nga berthamat e themelimit te identitetit shqiptar dhe pastaj me vone ate kombetar.
Ishin levizjet e mevonshme antiosmane te viteve lsquo20 lsquo30 e lsquo40 te shekullit XIX ne kuader te luftes kunder centralizimit te Perandorise Turke qe krijuan kunderveniet e para serioze pas 3 shekujsh pushtimi. Rendesia e ketyre kryengritjeve qendron ne ate qe shqiptaret myslimane u ngriten ne kryengritje kunder pushtetit turk qe faktikisht duhej te konsiderohej si i tyre. Eumlshte e vertete se ato nuk ishin levizje me karakter te plote kombetar por gjithsesi verehet nje ngjizje e identitetit kombetar shqiptar kur rapsodi popullor u kendon perpjekjeve te kryengritesve qe sluftojne as per mua e as per ti/po per gjithe Shqiperi Islami 197767.
Ne kete kohe nis edhe procesi i gjate pararilindes i ngjizjes se idese mbizoteruese se shqiptaret ne rrugen e tyre drejt pavaresise apo afirmimit te tyre si komb duhet ta shmangnin faktorin fetar dhe te benin te tyret dy faktore te tjere gjuhen shqipe dhe figuren mitike te Heroit te tyre Kombetar Gjergj Kastriot-Skenderbeut. Per te arritur ketu mendimi politik i rilindesve tane per sa i perket identitetit kombetar kaloi ne tri etapa maturie te cilat deshmojne edhe rrugetimin e identitetit fetar te shqiptareve. Ndermjet fqinjeve ballkanike te Shqiperise feja dhe kombesia perputheshin. Perderisa kjo nuk ndodhte me shqiptaret udheheqesit e tyre u perpoqen te zhvillonin ato aspekte te kultures kombetare qe ishin te nje natyre jofetare sepse vetem keshtu mund te arrihej bashkimi Skendi 2000111.
Etapa e pare i perket periudhes te viteve lsquo20-lsquo60 te shekullit XIX kohe ne te cilen perkthehet Bibla nga gjuha greke ne ate shqipe duke krijuar keshtu nje sfond te nevojshem shpirteror per shqiptaret e besimit ortodoks qe gjuhen e tyre tashme mund ta shikonin dhe si gjuhe perendie ku mund te lexonin dhe kuptonin shkrimet e shenjta. Kjo epoke lidhet fort edhe me krijimin e komuniteteve te forta tregtare ne jug te vendit tashme fshatra por dikur te lulezuara si Voskopoja Vithkuqi etj. apo rritjen e qyteteve si Elbasani Gjirokastra Shkodra e Berati. Nga radhet e ketyre komuniteteve do te dilnin edhe disa nga figurat e shquara te mendimit politik rilindes shqiptar si Vangjel Meksi qe perkthen Biblen ne shqip Naum Veqilharxhi qe krijon abetaren e pare ne shqip Kostandin Kristoforidhi qe perkthen e boton Biblen ne shqip etj. figura vepra e te cileve do te ndikonte ne zgjimin nacionalist shqiptar.
Etapa e dyte u perket viteve lsquo40-lsquo70 te te njejtit shekull kohe ne te cilen fillojne te dalin ne pah manifestet e para te Rilindjes Kombetare dhe nen ndikimin e Romantizmit Evropian edhe permbledhjet e para folklorike. Interesant eshte fakti se ne keto manifeste ndihet nje pranim i situates religjioze ne Shqiperi dhe behet perpjekje qe te mos cenohen marredheniet midis komuniteteve fetare por gjithsesi ka akuza te terthorta per situaten e keqe ne te cilen gjendet Shqiperia dhe nje nga ato sipas Letres Enciklike Per Te Gjithe Te Pasurit E Te Mesuarit Ortodokse Shqiptare te Naum Veqilharxhit eshte edhe hyrje dogmash te reja fetare kupto Islamin Islami. M 1977147. Po keshtu perjashtues mbetet fakti qe enciklika i drejtohet vetem te pasurit e te mesuarit ortodokse shqiptare po aty147 duke mos permendur te pasurit e te mesuarit myslimane nje pjese e te cileve ishin dhe elite e Perandorise Turke apo te pasurit e te mesuarit katolike te cilet kishin nje komunitet te fuqishem tregtar ne Shkoder.
Enciklika ne kete menyre sa shpreh nje vullnet nacionalist kur flet per perparimin dhe deshiren per tu vene ne radhen e kombeve te qyteteruara po aty149 po aq ka dhe nje karakter lokalist perfaqesuar nepermjet titullit te vet. Ne kete etape verehet se identiteti fetar vazhdon te jete nje pjese e rendesishme e perpjekjes per te formuar identitetin kombetar.
Efekti i kesaj karakteristike lokaliste te Enciklikes u mundua qe te shmangej ne epoken e trete qe u perket viteve 1878-1912 vite te stuhishme keto per themelimin e shtetit dhe identitetit shqiptar. Ne fakt levizja shqiptare kishte humbur mbeshtetes qe ne fillimet e para te tyre kishin perkrahur idene e shqiptarizmes por te cilet nen ndikimin e prosiletizmit qe filloi Patrikana Greke e Stambollit jo vetem ndaj zgjimit nacionalist shqiptar por dhe atij te kombeve te tjere ne Ballkan kaluan ne perkrahes te hapur te Helenizmit.
Sigurisht perkatesia fetare kishte qene nje faktor kryesor qe i kishte kthyer si me magji keto figura ne identitete te deformuara greke sipas kultures qe i perkisnin por qe shume shpejt perqafuan dhe deklaruan edhe identitetin e tyre si greke. Nje rast tipik eshte shqiptari i pasur nga Labova Vangjel Zhapa i cili nga nje perkrahes i nje levizjeje per kulture kombetare kupto shqiptare Po aty120 ne vitin 1844 kthehet ne nje perkrahes te Helenizmit ne vitin 1860 kur polemizon me Naum Veqilharxhin kunder alfabetit shqiptar Po aty84.
Per te tejkaluar kete pengese te rrezikshme qe mund te shkaktonte deshtimin e projektit nacionalist shqiptar rilindesit i kushtuan me shume rendesi bashkimit sesa identiteteve te vecanta fetare. Ne asnje promemorie apo program te saj nuk do te gjendet me ndonje thirrje e njeanshme si e Veqilharxhit bazuar ne identitetet fetare. Madje edhe kur do te kete propozime gjitheperfshirese si ai i De Rades per nje Shqiperi te ardhme federative te ndare ne tri njesi ne baze te besimeve fetare Skendi 2000159 mendimtari politik i Rilindjes Sami Frasheri do ta kundershtonte si plan jo te mire dhe as te realizueshem Po aty159. Ne vend te njesive te bazuara mbi identitetet e vecanta fetare te cilat sipas Sami Frasherit do te sillnin ndarje ai propozonte se fete duhet ti liheshin kishes dhe xhamise dhe se gjithe shqiptaret duhej te beheshin vellezer ashtu sic e kishte caktuar vete natyra dhe sic kishin qene ne kohet e lashta Po aty160. Te njejtin mendim ndante dhe Naim Frasheri i cili shprehej ne librin e vet Liga e vertete e Shqiptareve Ne te gjithe kemi fe Perendine dhe nene Shqiperine. Kushdo le ti falet Perendise si te doje. Po kjo nuk ben te na ndaje Po aty159. Eumlshte po Naim Frasheri qe ne 1898 ne prag te vdekjes se tij boton Istori e Skenderbeut nje lloj testamenti politik me te cilin poeti kombetar i shqiptareve deshironte tu jepte kumte te reja bashkatdhetareve te vet. Ne poeme mungojne referencat fetare por ka nje idealizim te forte te gjendjes se Shqiperise se para pushtimit turk.
Ne poeme nuk permendet asnje institucion fetar apo lidhjet e Skenderbeut me papet e Romes e aq me teper cilesimin prej tyre si Kampion i Krishterimit por ka nje pamje idilike Sulstarova 20076 ku si karakteristika te kohes jepen paqja kama nderi shpresa drejtesia dashuria miqesia dhe besa-besa. Nuk eshte e veshtire te kuptohet se duke mos permendur asnje fe konkretisht por duke dhene ne te njejten kohe pothuajse te gjitha karakteristikat e besimeve monoteiste Naim Frasheri deshiron te krijoje nje besim te perbashket te te gjithe shqiptareve te cilin ai e gjen te konkretizuar ne epoken e Skenderbeut. Kjo fe e re qe Naimi kerkon te krijoje nuk eshte gje tjeter vecse bashkimi kombetar i shqiptareve dhe atdhedashuria. Zgjedhja e figures se Skenderbeut si simbol i bashkimit kombetar nuk eshte e rastesishme por nepermjet figures se tij rilindasit kerkonin te nenvizonin faktin e kundervenies dhe luftes me turqit per te arritur pavaresine simbol i te cilave jane bere vargjet e Naim Frasherit
Jo nuk vdiq Shqiperia
Nuk vdiq por eshte gjalle
Tjater pergjigjie Turqia
Nuk do pervec me palle
Frasheri 196663
Per te shmangur kontradiktat fetare midis shqiptareve nje pjese e konsiderueshme e te cileve kishin perqafuar Islamin dhe qe ndoshta akoma e shihnin Turqine si pjese perberese te atdheut te vet antagonizmi turko-shqiptar ne poeme pershkruhet me shume si perplasje qyteterimesh midis Evropes dhe Azise sesa edhe kundervenie fetare sic shihet ne letersine apo programet politike te kombeve te tjera ballkanike. Ketij qendrimi qe ravijezohet dalengadale ne mendimin politik shqiptar do ti qendrojne besnik jo vetem Naim Frasheri qe i perkiste vete besimit mysliman por edhe shkrimtare dhe ideologe te tjere te krishtere te Rilindjes Kombetare.
Eumlshte shume e rendesishme te kuptohet se kjo zgjedhje e rilindasve ka qene me teper e detyruar sesa ka ne te nje percmim apo kundervenie ndaj Azise-Lindjes. Vete Naim Frasheri ishte nje orientalist i shkelqyer i cili madje kishte botuar edhe nje permbledhje poetike ne persisht. Natyrisht ishte e natyrshme qe intelektualet shqiptare te kishin filluar te kishin nje terheqje ndaj zhvillimit kulturor dhe ekonomik te Evropes dukuri qe nuk ndodhte vetem nder shqiptare qe ishin afer Evropes gjeografikisht por dhe qe ne momente te ndryshme kishin marre pjese aktivisht ne disa nga proceset evropiane por dhe vete ndermjet elites turke. Shekulli XIX ishte nje shekull i shnderrimeve te medha dhe modernizmi ishte prirja e dites.
Identiteti fetar kishte luajtur nje rol te fuqishem dhe frenues ne ngjarjet e Lidhjes shqiptare te Prizrenit ku nuk u arrit te avancohej apo shkohej me tej ne kerkesat ndaj Portes se Larte sepse forcat qe sundonin ne mbledhjen e Prizrenit ishin forca myslimane konservatore dhe nepermjet tyre Porta mund te ushtronte nje ndikim per interesat te veta. Kjo shpjegon perse shqiptaret e Prizrenit luftonin ne fillim bashke me boshnjaket myslimane per nje kauze te perbashket Skendi 200046.
Ky lloj dyzimi i elites administrative shqiptare jo vetem gjate Lidhjes se Prizrenit por ne vazhdimesi per ti quajtur te vetat interesat e perandorise do te pengonte dhe vononte rrugetimin e shqiptareve drejt pavaresise.
Duke qene se patriotizmi lokal kishte nje ndikim jo te vogel ne botekuptimin e shqiptareve per te cilet mund te qe nje gje e natyrshme qe te kridheshin ne mbreterine me te madhe kupto Perandorine Turke e te linin pas dore atdheun e tyre te vogel dhe primitiv interesin e te cilit e shihnin te lidhur ngushte me ate te perandorise Po aty29 gjithsesi ne pergjegjesi nuk harronin se ishin shqiptare Po aty29 faktorit te dyte qe iu meshua per te shmangur dallimet ishte gjuha kombetare.
Veshtire te gjesh nje numer kaq te madh poetesh dhe mendimtaresh ne kulturat e tjera ballkanike qe ti kene kenduar apo thurur himne gjuhes se tyre kombetare sa ne letersine shqiptare te shekullit XIX-XX. Gjuhe perendie Po aty120 e quan Naim Frasheri ai qe nuk flet shqip sipas Fishtes duket i ulet... Krejt i turperuar si ai qe... nuk di se kush eshte babai i tij Po aty121. Rendesine e gjuhes dhe levrimit te saj e jep Kristoforidhi kur shprehet se nese gjuha shqipe nuk do te shkruhet atehere brenda nje kohe te shkurter nuk do te kete me Shqiperi ne faqe te dheut dhe as do lexohet me emri shqiptar ne harten e botes Po aty119.
Eumlshte ky perkushtim me figuren e Skenderbeut gjuhen dhe kulturen kombetare qe formon shtratin e identitetit kombetar te shqiptareve u jep atyre kohezionin qe u mungon nga dallimet fetare dhe i pergatit per maturine e tyre si komb. Ne brezin e dyte te rilindasve gjejme vargjet monumentale te Andon Zako Cajupit qe shperthen ne Myslimane e te krishtere/jemi keq/Te ngrihemi te tere/djem e pleq Po aty121. Perballe ketyre dy faktoreve identitetet fetare te nxitura me shume nga turqit per sa i perket popullsise myslimane dhe Patrikanes se Stambollit dhe shtetit grek per sa i perket popullsise ortodokse fillojne e humbin terren neutralizohen por jo derisa te zhduken fare.
Nuk mungojne edhe rruget e tjera te terthorta te cilat duke e ditur rendesine e identitetit fetar kerkojne te ndermarrin hapa te rendesishem per bashkimin e shqiptareve duke nxitur perqafimin e nje feje te vetme apo konvertimin ne nje tjeter perendimore sic ishte protestantizmi. Eumlshte i ditur fakti se ne kete rast Naim Frasheri preferonte dhe propozonte bektashizmin si sekti islam qe ishte dhe me afer kristianizmit. Per bektashizmin ai shprehte shpresen se ai do te behej nje dite feja e gjithe Shqiperise derisa bektashizmi merrte frymezimin e vet si nga Ungjilli dhe nga Kurani Bartl. P 2006166 Nje propozim tjeter erdhi nga radha e intelektualeve patriote ortodokse te cilet vuanin faktin se pervecqe shqipja ndalohej nga autoritetet turke ata nuk mund ta praktikonin gjate liturgjise fetare sepse ndalohej nga autoritetet kishtare greke. Ata u ndodhen perpara nje dileme nese duhej te perqafonin nje dege tjeter te kristianizmit qe keshtu te hiqnin qafe ndikimin grek dhe te fitonin proteksionin e fuqive dhe popujve te Perendimit Po aty169. Per kete dileme pati dy versione gazeta Kombi e Bostonit propozoi kthimin e shqiptareve ne ortodokse unike domethene te ruhej liturgjia ortodokse por te njihej Papa si udheheqes suprem shpirteror Po aty169 nje rast i tille ishte popullsia e Shpatit ne Elbasan kurse shoqeria shqiptare e Egjiptit mbeshteste konvertimin ne protestantizem e cila jo vetem kishte pasues te forte ne Perendim por gjithashtu duke qene gje e re ne Shqiperi mund te terhiqte pasues nga te tria fete Po aty169. Sic kuptohet edhe nga pyetjet dhe dilemat e ngritura identitetet e vecanta fetare kane qene nje pengese serioze per levizjen kombetare shqiptare dhe klasa intelektuale shqiptare ishte gati te bente edhe kompromise te ketij lloji te cilat natyrisht nuk dihet nese do te priteshin mire apo perqafoheshin nga populli i thjeshte.
Ne fakt shqiptaret nuk ishin te pergatitur per veprime te tilla pasi ata nuk ishin aq te pjekur politikisht sa te ndermerrnin nje hap te tille ndaj ne levizjen kombetare shqiptare zuri vend me shume propozimi i Fan Nolit i cili nuk e shikonte problemin ne ekzistencen e tri feve por ne faktin qe asnjera nga besimet e njohura ne Shqiperi nuk praktikohej ne gjuhen shqipe dhe kleriket qene armiq me njeri-tjetrin Po aty169. Me andej Noli shtonte se fatkeqesia nuk qendron aq shume ne ndryshimin e feve sesa ne kreret fetare. Ata nuk duhen te jene te huaj por shqiptare dhe patriote Po aty169. Ketu ze fill projekti i Nolit i cili themeloi Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare duke e shkeputur nga ndikimi grek dhe duke u dhene nje shembull te mire edhe shqiptareve te besimeve te tjera se si mund te fitonin pavaresine shpirterore dhe forcimin e vetedijes se tyre kombetare. Keshtu identitetet fetare fillojne te perftojne ngjyrat shqiptare por gjithsesi kjo rruge ishte ende e brishte per te dhene rezultat menjehere.
Ne prag te shpalljes se pavaresise atehere kur fillon e kuptohet se berja e Shqiperise si shtet i pavarur eshte shume afer dhe e pashmangshme identiteti fetar rigjallerohet serish per te dale ne skene here ne trajta te verbeta ne formen e kryengritjeve dhe here denoncues per lirine e munguar pergjate pushtimit te gjate turk. Ndikimi i tij pergjate viteve te para te pavaresise dhe formimit te shtetit modern te shqiptareve do te jete jo e paperfillshme dhe madje ne disa raste percaktuese.
Madje ai eshte i pranishem edhe ne programin prej 14 pikash me 9 gusht 1912 qe kryengritesit shqiptare kerkuan te realizohej nga qeveria turke per te fituar autonomine ku ne nje nga pikat krahas krijimit te liceve me baze gjuhen shqipe kerkohej edhe krijimi i medreseve shkolla me mesim fetar mysliman dhe ruajtja e adeteve dhe zakoneve te Islamit Po aty389. Prania e ketyre pikave ne programin autonomist shqiptar tregonte se identiteti fetar perbente gjithashtu nje pjese te rendesishme te vetedijes se shqiptareve e cila nuk mund te mos merrej parasysh. Shqiperia hynte ne radhen e kombeve te reja te kontinentit si kombi me kater besime fetare si askush tjeter me pare.
Vijon numrin e ardhshem