Golemi Rendesi ka te mbijetosh

Me ciklin Misteret e qytetit Arben Golemi rrefen per perjetimet intime ne qytetin e lindjes dhe per joshjet e reja qe rrine pezull ne horizontin e artit te tij. Piktori flet edhe per 8 muajt e paraburgimit dhe luften per te marre pafajesine
Ekspozita Misteret e nje qyteti e artistit Arben Golemi e hapur deri dje ne Muzeun Historik Kombetar projekton qarte dy linja te artit te tij kujtesen dhe perspektiven. Bota e perjetimeve fillon me pikturen simbolike te dashurise se ndaluar Romeo dhe Xhuljeta e para pikture ne reliev e artistit realizimi i vitit 2000. Duket se vendi i tij i lindjes Berati ia hap shpirtin ne studion e vogel te Lagjes Mangalem per ti rrefyer brengat enderrimet dashurite e humbura gjerat qe te tjeret nuk i shohin. Krah tyre rrine peizazhet e vjeshtes perendimit te diellit shtepite dhe rruget e qytetit te lashte vlerat kulturore dhe historike qe i kane sherbyer shpesh si motive. Ketu mbyllet bota e vogel intime e Arben Golemit.
Duke vazhduar rrugetimin neper ekspozite te ze syri dy kuadro te reja ajo Berat Nju-Jork dhe Maja e Nju-Jorkut qe tregojne se artisti ka filluar ta joshet nga arkitektura e qyteteve te medha dhe udhetimet e largeta Berat-Nju Jork.
Golemi tregon se keto dy tablo i takojne nje cikli te plote me 50 pune qe do ti prezantohen shikuesit ne nje tjeter ekspozite. Ketu ai deshiron te prezantohet me kete bote te vogel intime.
Nju-Jorku eshte nje qytet qe e kam dobesi si edhe qytete qe kane nje arkitekture me vlera historike Praga Budapesti Parisi Roma. Nga qyteti do te tregohen vlerat e arkitektures dhe jeta qe gjallon brenda tij zbulon dicka rreth ciklit te ri.
Arben Golemi eshte endur me krijimtarine dhe jeten e tij ne boten e madhe qe ka vemendjen e te gjitheve edhe ne boten e vogel ku ka vetmi mundim dhe te tjeret jane arratisur.
Ekspozitat e tij te para jane hapur ne galerite dhe qendren kulturore te Beratit ku ekspozon edhe sot bashke me artiste te tjere nga qyteti i lindjes. Ne vitet 90 arti i tij filloi te prezantohet ne Galerine Kombetare te Tiranes dhe me tej ne vitin 2000 deri ne Nju-Jork.
Hapesira me e ngushte ku i eshte dashur te krijoje ndonjehere Golemit ka qene ne nje dhome paraburgimi ne Tirane ne harkun kohor 2006-2007 per 8 muaj.
Ne kete kohe pati nje denoncim nga Auditi i brendshem te MTKRS-se qe e akuzonte Golemin per shperdorim detyre ne kohen kur kishte qene Drejtor i Politikave te Turizmit ne kete institucion. Gjykata i dha pafajesine ne shkurt te 2007-es ku u njoftua edhe qe piktori kishte kryer vepren penale te propozimit per shperblim qe i behen punonjesit qe kryen nje detyre shteterore.
Gjate 8 muajve qe kam qene ne paraburgim kam realizuar rreth 1600 vizatime pastele dhe piktura. E vetmja gje e mire qe me bene ishte qe me lejuan te punoja me linin ngjyrat dhe materialet e nevojshme tregon Golemi per ta mbyllur me pak fjale kete histori qe duket se kerkon ende kohe te kthjellohet per ata qe nuk e njohin sic duhet. Me eshte dashur te beje nje lufte te gjate disavjecare per te fituar pafajesine kundrejt disa akuzave te padrejta. Me eshte dashur te vuaj ne menyre te pandershme.
Megjithate per njeriun eshte e rendesishme te mbijetoje. Se kush kishte te drejte morale dhe ligjore une apo ata qe bene padrejtesine e tregon koha pavaresisht faktit qe une kam marre pafajesine shprehet Golemi.
Keto dy vite kjo eshte e para ekspozite personale qe Golemi hap ne nje institucion te kultures. Ekspozitat e tjera kane qene ne hapesira me te vogla ne galerine Kledio te Tiranes ne galerine Edward Lear te Beratit si dhe nje ekspozite e perbashket ne Galerine e Arteve te Kosoves.
Golemi tregon edhe pak per Misteret e Qytetit. Arma me e forte per te krijuar pikturen e tij ekspresioniste eshte arkitektura. Ajo i jep nje vizion te qarte te ndertimit te qyteteve ajo i konstrukton i mban ne kembe. Me tej artisti luan me to i deformon po edhe i formon sipas perjetimeve personale.
Nuk i pelqen te jete pjese e kategorise se artisteve qe ikin me logjiken shih e bej. Pikturoj ne baze te perceptimeve logjikes perjetimeve te mia shpjegon ai. Per te eshte i rendesishem krijimi i individualitetit artistik individualitet ne forme ngjyra teknike ne gjithcka. Ne kete udhe eshte tani artisti dhe ecen vrapon rrezohet ngrihet i vetedijshem se individualiteti eshte krijim i nje jete te tere.