E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon Bashes Bete nje pune te shkelqyer

Fajon qe loboi ne Parlamentin e Bashkimit Evropian per te hequr detyrimin e vizes per shqiptaret dhe boshnjaket ka marre dje mirenjohjen e ministrit te Brendshem per punen e saj

Shqiperia ka bere nje pune te shkelqyer per liberalizimin e vizave. Kete theksoi dje Tanja Fajon gjate nje takimi me ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Fajon qe loboi ne Parlamentin e Bashkimit Evropian per te hequr detyrimin e vizes per shqiptaret dhe boshnjaket ka marre dje mirenjohjen e ministrit te Brendshem per punen e saj ndersa gjithashtu ka marre edhe garancine se Shqiperia do te vazhdoje perpjekjet per tu permiresuar me shume.

Gjate takimit mes tyre ministri Basha informoi europarlamentaren Fajon per fushaten e gjere ne disa nivele qe ka ndermarre qeveria shqiptare per informimin e qytetareve per te drejtat dhe detyrimet e levizjes se lire. Basha e njohu gjithashtu Fajonin per hapat e ndermarre nga qeveria shqiptare Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit per ti paraprire momentit historik te heqjes se vizave per konsolidimin e reformave ne fushen e sigurise se dokumenteve sigurise se kufirit luften kunder krimit te organizuar e terrorizmit trafiqeve korrupsionit per garantimin e te drejtave themelore te qytetareve si dhe per garantimin e nje procesi te konsoliduar te riintegrimit te te riatdhesuarve te cilet nuk permbushin kushtet e qendrimit te ligjshem ne zonen Shengen.

Edhe pas ketij vendimi historik qeveria shqiptare jo vetem qe nuk i ndal por i intensifikon perpjekjet e saj per te konsoliduar rezultatet tona qe ishin celesi i suksesit ne kete proces rezultatet ne luften kunder krimit reformat e thella jo vetem ne fushen e rendit dhe sigurise dhe ne perpjekjet tona te vazhdueshme per te avancuar edhe me tej me endrren evropiane te shqiptareve integrimin e plote te vendit ne BE - deklaroi ministri Basha.

Nga ana e saj raporterja e Parlamentit Evropian per procesin e heqjes se vizave me Shqiperine Tanja Fajon vleresoi punen e madhe te kryer nga institucionet shqiptare per permbushjen e plote te kushteve teknike te udherrefyesit per liberalizimin e vizave.

Shqiperia eshte prane heqjes se regjimit te vizave. Shqiperia i permbushi te gjitha kriteret teknike. shte bere nje pune e shkelqyer. Komisioni Evropian vleresoi permbushjen e kushteve nga Shqiperia dhe une jam shume e lumtur qe edhe Parlamenti Evropian dha nje mbeshtetje te forte per kete proces - tha Fajon.

Eurodeputetja me studentet Pa viza para Krishtlindjeve por respektoni kufizimet

Ne diten e dyte te qendrimit ne Tirane eurodeputetja e Parlamentit Evropian Tanja Fajon tha se Krishtlindjet do ti gjejne shqiptaret me te drejten e levizjes pa viza. Nese gjithcka shkon ashtu si une shpresoj do ta festojme diten historike te liberalizimit te vizave per Shqiperine perpara Krishtlindjeve ne menyre qe shqiptaret te kene mundesi te udhetojne te lire dhe ky do te jete nje lajm i mire - u shpreh Fajon. Raportuesja per liberalizimin e vizave ne Ballkanin Perendimor prej dy ditesh ndodhet ne Tirane e ftuar nga Levizja Evropiane ne Shqiperi EMA.

Ne nje takim qe realizoi me studente shqiptare dhe perfaqesues te shoqerise civile eurodeputetja sllovene e cilesoi kete moment shume te rendesishem per vendin sidomos per brezin e ri. Jam e bindur se duhet ti heqim muret ndarese te vizave ne Ballkanin Perendimor. Muajt e fundit kane qene shume te veshtire me kohe te mira e te veshtira dhe une kam qene e perfshire ne shume negociata por Shqiperia i plotesoi kriteret teknike dhe kjo eshte shume e rendesishme. Liberalizimi i vizave eshte nje proces per qytetaret dhe jo per politikanet dhe as per biznesmenet por per njerezit qe nuk kane para dhe per brezin e ri te vendit. Ky proces eshte psikologjikisht i rendesishem pasi te thuhet se ke mundesi te udhetosh lirshem. shte e veshtire te kuptohen vlerat evropiane nese nuk i prek ato - u shpreh Fajon.

Ajo tha se tani duhet qe qytetaret te mesojne per kriteret qe jane caktuar per levizjen e lire. Fajon ka kujtuar se qytetaret nuk duhet te kerkojne azil ne vendet anetare te listes se Shengenit si dhe nuk mund te qendrojne me shume se 3 muaj. Liria e vizave ka dhe detyrime. E kam thene disa here nevojen per te informuar qytetaret. shte e rendesishme te informohen shtetasit se kur udhetohet ka dhe disa kufizime. Shqiptaret duhet te kuptojne se pas liberalizimit te vizave nuk do te thote qe ata mund te kerkojne vende pune te kerkojne azil apo te qendrojne jashte shtetit dhe kjo duhet mbajtur mire parasysh - tha Fajon. Pas tre muajsh qendrimi ne nje vend te caktuar eshte i paligjshem dhe personat do te perballeshin me shume veshtiresi ndersa vendet perkatese do ti kthenin ata pasi nuk mund te marresh azil per shkak te veshtiresive ekonomiko-shoqerore - theksoi Fajon.

Ajo kerkoi qe informimi te behet shpejt dhe sakte qe te mos ndodhin gabime si Serbia dhe Maqedonia. Fajon i keshilloi shqiptaret qe kur te vendosin te udhetojne jashte vendit te kene parasysh se ka nje kufizim per keto udhetime dhe nuk ka kuptim ta shperdorojne lirine e udhetimit sikurse ka pasur shqetesime ne disa nga vendet anetare te BE-se nga personat qe kerkonin azil. Politikanet te punojne per informimin dhe te mos behet si Serbia dhe Maqedonia - ka theksuar Fajon.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›