E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrugorja e Tiranës bllokon 1462 mjete elektrike, 9 shoferë të arrestuar për alkool

Në zbatim të planit të posaçëm “Për ndalimin e mjeteve me pedale dhe patinave elektrike”, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar monitorimin në të gjitha akset rrugore të kryeqyteti

Që prej vendimit për bllokimin e mjete elektrike, Policia e Tiranës ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe ka  bllokuar 1462 të tilla – konkretisht 1336 monopatina dhe 126 motomjete elektrike.

Po ashtu gjatë këtyre aksiobneve në kryeqytet, 9 shoferë janë arrestuar për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt (8 prej tyre në gjendje të dehur dhe tjetri pa leje drejtimi).

Blutë theksojnë se kontrollet janë kryer në akset me qarkullim të dendur, në zonat urbane dhe pranë institucioneve arsimore, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›