Zgjedhja e avokatit të popullit / Balla: Ende s’kemi një emër , të gjejmë konsensus me opozitën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi nga palët që të ulen dhe të zgjedhin me konsensus. Ai tha se ende nuk ka një emër që PS mbështet.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi nga palët që të ulen dhe të zgjedhin me konsensus. Ai tha se ende nuk ka një emër që PS mbështet.
“Të mos jetë deputet në legjislaturën aktuale, të mos jetë i dënuar dhe kritere të tjera. Derri sot në 12 të natës kanë të drejtë të shprhin interesin, prej nesër dhe për pasojë edhe ato kërkesa me postë, Kuvendi do të publikojë edhe listën e atyre që kanë shprehur interes. Kjo listë i shkon komisionit përgjegjës që vlerëson se kush plotëson kriteret. Propozimi im në emër të grupit parlamentar të PS, është ajo që nuk ka ndodhur në këto 3 vite të ndodhë qoftë në Komision, Konferencës të kryetarëve ap në një tryezë tjetër se si ta mendojë opozita të ulemi dhe zgjedhim avokatin e ri të popullit. Kandidatura duhet të përmbushë kriteret që thashë dhe ti japë institucionit kredibilitetin që i takon.”, tha ai.