MOSKË – Putini takon homologun sirian al-Assad

MOSKË, 25 korrik /ATSH-DPA/- Presidenti rus Vladimir Putin u takua sot me homologun e tij sirian Bashar al-Assad në Kremlin për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
“Situata në rajon po përkeqësohet. Takimi me presidentin Assad është një mundësi për të diskutuar të gjitha zhvillimet dhe skenarët e mundshëm”, tha Putin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Siriane (SANA).
“Siria dhe Rusia kanë kaluar sfida të vështira dhe kanë qenë gjithmonë në gjendje t’i kapërcejnë ato”, tha al-Assad.
Për vite me rradhë, Rusia ka qenë aleatja më e rëndësishme e al-Asadit përkrah Iranit. Presidenti sirian u takua për herë të fundit me Putinin në Rusi në mars 2023.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha më pas se të dy politikanët diskutuan një sërë çështjesh.//a.i/