Rrushaj: Akuzat e opozitës për naftën, shpifje

Akuzat e opozitës në lidhje me naftën virgin janë vetëm një seri shpifjesh të tjera.
Menjëherë pas akuzave të opozitës ka reaguar edhe zv.ministri i financave Alfred Rrushaj sipas të cilit qeveria ka bërë gjithmonë përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe ka vendosur një sërë kufizimesh për naftën virgin dhe të gjitha këto vetëm pas 2005.
Ndërkohë që për të njëjtën gjë ka reaguar edhe drejtoria e Përgjithshme e doganave. Me anë të zëdhënëses Elvana Bicolli është bërë me dije se në çdo rast që është konstatuar shkelje janë lajmëruar organet përkatëse.
Skandali i naftës bëri që Task-Force e Prokurorisë në lidhje me kontrabandën e naftës së quajtur Virgin të lëshoj rreth 14 urdhër -arreste ndërkohë që një tjetër është në kërkim. Kontrabanda e naftës së quajtur “Virgin” ka mes tyre biznesmenë, tatimorë e doganierë.