E Diel, 1 Nëntor 2026

Mall kundrabande nje doganier dhe dy biznesmene ne pranga

Nje doganier dhe dy biznesmene jane arrestuar ne flagrance pasi gjate procedurave te importimit te nje konternieri me konfeksione nga shteti i Kines dyshohet se kane kaluar kontrabande nepermjet deges se Doganes Tirane rreth 40 te sasise se mallrave te importuara.
Personat e arrestuar jane Fitim Mezini 39 vjec banues ne Tirane me detyre Doganier i Kontrollit Fizik ne Degen e Doganes Tirane Huzri Ramadan Hoxha 49 vjec banues ne Fushe Mezez Tirane me detyre administrator i shoqerise Pro Gips SH.P.K dhe Gezim Halit Alushi 41 vjec banues ne Tirane tregtar i nje subjekti privat.

Nga hetimet e kryera deri me tani ka rezultuar se keto dy subjekte zerat e mallrave te importuara nuk perputheshin me mallrat e zhdoganuara si ne sasi te mallrave ashtu edhe ne vlere te tyre. Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar nje konternier me konfeksione veshjesh dhe dy automjete.

Operacioni eshte ndermarr nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit ne bashkepunim me Drejtorine e Policise Qarkut Tirane. Nga strukturat Kunder Krimit Ekonomik Financiar vazhdojne hetimet mbi te tjere persona te implikuar ne kete veprimtari te kundraligjshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›