Juventus i beson Bonuccit

Nga Express më 05 gusht 2011 në ora 15:28
Juventus ka njoftuar Zenit St Petersburgun se qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci nuk është në shitje.
Më herët, gjatë javës qarkulluan, njoftime se klubi rus ka paraqitur ofertë për reprezentuesin italian, por ajo u refuzua nga Juventus.
“Është e vërtetë se Zenit ka bërë ofertë për Bonuccin, por ne llogarisim në të”, tha drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, për Tuttosport.
“Leonardo është i ri dhe sezoni i kaluar ishte përvoja e tij e parë në një klub të madh. Ai do të vazhdojë me ne edhe në edicionin e ri”, përfundoi Marotta.