Dikur kjo ishte Miss Podgorica…
Nga Express më 04 gusht 2011 në ora 19:03
Një ish-bukuroshe ka festuar 101 vjetorin e lindjes...
Bëhet fjalë për Milena Oborinan, e cila zyrtarisht ishte missi i parë i Podgoricës, kryeqytetit të Malit të Zi.
Milena, për të cilën mendohet gjithashtu se është personi më i vjetër në shtetin fqinj, tash 70 vjet është vejushë dhe ka lindur në Mostar të Bosnjës.
Ajo, Miss Podgorica është zgjedhur në vitin 1929, kur edhe u martua, ndërkaq është interesant se nuk mori pjesë në ballon e organizuar me rastin e ndarjes së çmimit të Miss Podgorica për shkak se nuk e la i ati.
Milena tash jeton në një shtëpi pleqsh në Podgoricë, ku edhe e festoi ditëlindjen e 101-të.
Shikojeni vetë nëse ka mbetur diçka nga tiparet që duhet t’i ketë një femër që zgjedhet Miss.
Vijesti