Rrustemi në Qipro, Skela-Curri ndahen si miq
Të gjithë drejt Qipros. Blerim Rrustemi është zyrtarisht lojtar i skuadrës qipriote, Alki Larnaka.
Mbro-jtësi kosovar i Kombëtares shqiptare do të bashkohet kështu me portierin e kuqezinjve, Isli Hidi, i cili nënshkroi me skuadrën ishullore një kontratë dyvjeçare pak javë më parë. "Blerimi u testua për dy ditë te Alki dhe arriti të bindë trajnerin Kasiano për vlerat e tij, pasi klubi qipriot kërkonte një qendërmbrojtës" - tha për Albania-sport.com menaxheri i tij, Sokol Haxhiaj. "Rrustemi nëshkroi një kontratë dyvjeçare dhe do të përfitojë një shumë 300 mijë, plus një makine, shtëpi e trajtimit ushqimor falas në restorantet me të cilët klubi ka marrëveshje", - shtoi agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhiaj. Në Gjermani, ishte pritur një ndeshje me shumë gola, por miqësorja midis Energi Kotbus ku aktivizohet Ervin Skela dhe Erzgebirge Aue e Skerdilajd Currit i mbyllën 90 minutat në barazim pa gola. Skela luajti 45 minutat e para, ndërsa kavajasi Curri u zëvendësua në minutën e 68-të. Të enjten, mesfushori i avancuar i Energi Kotbusit realizoi 2 gola në fitoren 3-0 në miqësoren kundër FK Jablonec, skuadër çeke e Kategorisë së Parë.