E Diel, 1 Nëntor 2026

Sukaj, rekord ndërkombëtar me Vllazninë

Me fitoren 2-1 në transfertën kundër skuadrës sllovene Koper në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës UEFA, Vllaznia regjistroi fitoren e parë nga 7 ndeshje të zhvilluara në këtë kompeticion evropian. 

Kjo falë dy golave të talentit Xhevair Sukaj, i cili vendosi edhe një rekord personal, duke u bërë i pari lojtar i Vllaznisë që realizon dy gola brenda një ndeshje ndërkombëtare dhe për më tepër në transfertë. Sukaj është njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i Vllaznisë në Kupën UEFA, pasi skuadra shkodrane ka shënuar vetëm 3 gola. Autori i golit tjetër është Vioresin Sinani, i cili realizoi në ndeshjen Vllaznia-Spartak Trnava (Sllovaki) 1-1, e vlefshme për turin e parë të sezonit 1999-2000. Dy gola kundër të njëjtit ekip ka realizuar edhe elbasanasi Klodian Duro, i cili shënoi në dy takimet kundër Rejkavikun, si në humbjen 2-1 në Islandë ashtu dhe në fitoren 1-0 në Shkodër, në ndeshjet e vlefshme për Ligën e Kampioneve në sezonin 2001-2002. Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora është një tjetër lojtar që ka shënuar dy gola kundër të njëjtit ekip, por në dy ndeshje. Nora shënoi në takimet kundër kroatëve të NK Zagreb: 2-1 në Kroaci dhe 1-0 në Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›