Ruajtja e objekteve shtetërore, Policia: 1000 efektivë më shumë se në 2011
TIRANË- Teksa ka filluar numërimi mbrapsht për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare Policia e Shtetit ka marrë masa për ruajtjen e objekteve zgjedhore dhe ambasadave të akredituara në vendin tonë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër të posaçëm, ku duke nisur që sot në orën 14:00 dhe deri në datën 25 qershor objektet e rëndësishme shtetërore dhe ambasadat do merren në mbrojtje nga efektivat komando dhe forcat e ushtrisë. Urdhri i firmosur nga Hysni Burgaj urdhëron strukturat e policisë të marrin masa për dorëzimin e këtyre objekteve brenda kësaj ore.
Ndërkohë, forcat e policisë do angazhohen në ruajtjen e qendrave te votimit dhe vendnumërimit të votave. Kjo pasi siç sqarohet në urdhrin e Burgaj për zgjedhjet e 23 qershorit janë shtuar me afro 700 numri i objekteve zgjedhore krahasuar me zgjedhjet lokale të majit 2011, çka kërkon angazhimin e më shume se 1000 punonjësve të policisë.
"Për procesin zgjedhor Qershor 2013, është shtuar numri i Objekteve të VNV-ve, si dhe QV-ve, me rreth 700 objekte më tepër se në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore Maj 2011 dhe ruajtja e sigurimi i tyre kërkon angazhimin e rreth 1000 punonjësve të policisë, për këtë lindi si domosdoshmëri angazhimi me këto detyra i personelit policor të strukturave të Objekteve që merret në mënyrë të drejtpërdrejtë me ruajtjen e Objekteve të Rëndësishme Shtetërore. Dorëzimi i objekteve nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe dhe Komisariatet e Policisë në Rrethe dhe marrja në ruajtje nga strukturat e forcave të armatosura do të fillojë rreth orës 14.00’ të ditës së sotme, datë 20.06.2013. Ruajtja e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik nga efektivat e Forcave të Armatosura do të kryhet deri me datë 25.06.2013. Ndërkohë Drejtuesit e strukturave vendore të policisë janë porositur që të mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivat e forcave të armatosura që do të sigurojnë këto objekte, me qëllim garantimin e plotë të ruajtjes së tyre gjatë periudhës 20-25 qershor 2013", thuhet ndër të tjera njoftmin për media të Policisë së Shtetit.
Drejtuesit e strukturave vendore te policisë janë porositur te mbajnë kontakte të vazhdueshme e të bashkëpunojnë me efektivët e forcave te armatosura qe do të sigurojnë këto objekte. Urdhri i Burgaj pasoi një takim te zhvilluar mesditën e kësaj te enjteje mes përfaqësuesve të policisë, Ministrisë së Mbrojtjes, shefave te sigurisë se ambasadave dhe trupit diplomatik. Ne total shuma e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë është 100.
Këtë të dielë shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe deputetët që duan që ti përfaqësojnë në 4 vitet e ardhshme, ndërkohë që gjatë fushatës nuk kanë munduar dhe incidentet nga ana e militantëve partiak , por dhe akuza nga uniformave blu për shpërdorim detyre.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Objektet dhe trupi diplomatik që do të merren në ruajtje nga Ushtria Policia: Ja masat për zhvillimin e mitingut përmbyllës të PS në Tiranë