Lionel Mesi, më 17 shtator në dyert e gjykatës
Lionel Mesi dhe babai i tij do të ulen në bankën e të akuzuarve, ku akuzohen për evazion fiskal. Institucioni gjyqësor e pranoi akuzën e dorëzuar nga prokuroria, e cila e akuzon yllin e Barcelonës për evasion fiskal me vlerë rreth 4 milionë euro nga viti 2006 deri në 2009, ku mendohet se nuk kanë deklaruar shuma nga të ardhurat e përfituara nga të drejtat e shfrytëzimit të imazhit.
Seanca e parë ku duhet të dëshmojnë edhe të akuzuarit do të zhvillohet në datën 17 shtator që përkon edhe me ditën e parë të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve. Sipas raportit të hartuar nga organi i akuzës, familja e futbollistit argjentinas ka vepruar kundër ligjit spanjoll, duke tentuar të fshehë të ardhurat, pasi shumën e fituar e ka futur në një bankë uruguajane dhe në një tjetër bankë në ishujt Belize. Në hetimin e saj, prokuroria ka shkuar edhe më tëj, duke zbuluar se Mesi dhe babai I tij kanë bashkëpunuar me disa shoqëri me qëndër në Britaninë e Madhe dhe Zvicër, për të evituar lënien e gjurmëve në sistemin fiskal spanjoll.
(d.b/BalkanWeb)