E Diel, 1 Nëntor 2026

Të verbërit votojnë sërish të shoqëruar, dështon realizimi i fletës së posaçme

kqz-e-reTiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk garanton shabllonët sipas sistemit brail, me anë të të cilëve do të mund të votonin të verbërit këtë vit, pa patur nevojë për shoqërues.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishte premtuar një gjë të tillë, madje ishte programuar fondi që do të garantonte këtë mundësi për personat e verbër dhe lehtësira të tjera për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.

Por ndonëse baza materiale tashmë ka mbërritur dhe fletët e votimit janë shpërndarë nëpër KZAZ, shabllonet e të verbërve nuk ekzistojnë. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve KQZ ende nuk është qarte çfarë do të bëhet me këtë kategori.

“Këta zgjedhës duhet të kërkojnë shoqërues, ju do t’i krijoni mundësi për maska, si do të veprohet?” tha Eridian Saliani, përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.

“KQZ ka filluar procedurat, të shikojmë deri në fund realizimin. Kodi nuk përjashton që në rastin kur maskat nuk janë, shoqëruesët për t’i cuar në qendrat e votimit. Kemi çuar jashtë shtetit për t’i prodhuar, nuk e dimë në fakt se sa, sepse periudha ishte shumë e shkurtër, maskat e bëra për shkak të fletës së gjatë këtë radhë janë krejt ndryshe, kështu që të shohim deri në fund nëse do të realizohen”, tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi.

Burime të Top Channel konfirmojnë se këto shabllonë nuk do të jenë nëpër qendrat e votimit në 23 qershor, sepse nuk janë marrë përsiper të prodhohen nga disa kompani, për shkak të madhësisë së fletës së votimit. Pas premtimit të kryetares së KQZ-së, rreth 10 mijë persona të verbër me të drejtë vote janë trajnuar, për të votuar me këta shabllonë, në bazë të një projekti të OSBE-së dhe ambasadës gjermane.

Burimi: Top Channel

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›