Starton regjistrimi i popullsisë, INSTAT publikon pyetësorin
Si e keni emrin dhe mbiemrin? çfarë moshe keni dhe cilit besim fetar i përkisni? Cila është gjuha juaj amtare dhe sa gjuhë të tjera flisni". Këto janë disa prej pyetjeve që çdo person do t'i përgjigjet një komisioni të posaçëm.
INSTAT organizoi tryezën e parë ku u diskutua për hapat që do merren për realizimin e regjistrimit të popullsisë. Drejtoresha e statistikave sociale Emira Galanxhi u shpreh se ky regjistrim do realizohet në mënyrë tradicionale dhe të dhënat do ruhen më pas në mënyrë dixhitale.
Debate të forta në këtë takim u bënë përsa i përket përkatësisë fetare duke qenë se shqiptarët janë një popull ku ka ndërthurje të feve të ndryshme vetëm në një familje. Pritet që ky regjistrim që do filloj në prill të japë të dhëna të sakta për gjendjen ekonomiko-sociale të vendit. Ne kemi shkëputur disa pyetje nga ky pyetësor të cilat janë.
A keni internet në shtëpi.
A keni lidhje telefonike në shtëpi
A keni linjë interneti
Kur e keni ndërtuar banesën tuaj.etj