Vazhdojnë problemet me mbrojtjen e Barcelonës

Vazhdojnë problemet me mbrojtjen e Barcelonës. Në seancën e sotme stërvitore është dëmtuar mbrojtësi, Eric Abidal, i cili pritet të mungojë nga gjashtë deri në tetë javë.
Të shtunën katalunasit mbetën edhe pa Dani Alvesin, i cili do të mungojë tri javë, ndërsa në ndeshjen kundër Getafes u dëmtua edhe Yaya Toure, i cili nuk do të mund të luajë për dy javë.
Ndërkohë, për shkak të kartonëve të kuq, Marquez dhe Pique nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Pep Guardiola në ndeshjen kundër Atletico Madridit.