E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubik, riaktivizohet zjarri në zonën pyjore pranë Rrugës së Kombit

RUBIK- Riaktivizohet vatra e zjarrit në masivin pyjor në afërsi të Bashkisë Rubik. Zjarri nisi që prej pasdites së djeshme, pas këputjes së një kablli të tensionit të lartë dhe rrezikoi 5 biznese dhe 7 shtëpi.

Vatra e zjarrit rreth 30 metra larg banesave dhe shumë pranë Rrugës së Kombit u lokalizua disa orë më vonë falë ndërhyrjes së punonjësve të shërbimit pyjor dhe forcave zjarrfikëse të cilat erdhën në ndihmë nga Mirdita.

Era e fortë ndihmoi në përhapjen e flakëve dhe në riaktivizimin më pas të vatrës së shuar të zjarrit. Forcat zjarrfikëse janë duke mbajtur nën kontroll flakët të cilat ndodhen pranë bizneseve dhe banesave, ndërkohë që kane hapur një kanal me një gjatësi 60 m për te mos lejuar që të rrezikojë banesat dhe bizneset.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë spitalit nr.5

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›