E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia bllokohet nga protesta e sektorit publik. Kundërshtohen fort masat shtrënguese të qeverisë

16-07-2013 / Gazeta 55

Trenat kanë mbetur në stacion, kurse spitalet punojnë vetëm me personelin e emergjencës, në kohën kur punëtorët grek kanë nisur  grevën të martën, në një protestë kundër qeverisë e cila planifikon të largojnë nga puna mijëra të punësuar në sektorin publik. Marshi një javor i punëtorëve komunal pritet të kulmoj sot me një protestë në kryeqytet para kuvendit, ku do të mblidhen punëtorët e sektorit publik, shoferët e autobusëve, punëtorët e bankave dhe gazetarët. Fluturimet brenda dhe jashtë Athinës do të jenë të ndërprera për katër orë gjatë ditës, në shenjë solidariteti me protestën. Transporti publik në kryeqytetin grek po ashtu do të preket gjatë ditës, pasi autobusët dhe trolejbusët kanë lajmëruar se nuk do të punojnë në orët e para të mëngjesit, dhe në mbrëmje. Edhe trenat nuk funksionojnë, kurse shërbimet komunale janë mbyllur. Dy sindikatat përfaqësojnë rreth 2.5 milionë punëtorë, ndërsa prej vitit 2009, që kur Greqia u zhyt në borxhe, GSEE dhe ADEDY kanë organizuar shpesh marshime në rrugë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›