Betohet qeveria e re egjiptiane, "Vëllazëria myslimane”: Nuk e njohim
Pjesëtarët e qeverisë së përkohshme kanë bërë betimin në Egjipt. Kjo qeveri e udhëhequr nga kryeministri, Hazem el-Beblawi, është e para që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammed Morsi, më 3 korrik. Ceremonia u mbajt në Kajro pavarësisht protestave në rrugë kundër rrëzimit të Morsit nga pushteti.
Shefi i armatës, Abdel Fattah al-Sisi, arkitekti i rrëzimit të Morsit nga pushteti, është betuar si zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i mbrojtjes. Nabil Fahmy, ambasadori i Egjiptit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1999 deri më 2008, është caktuar në pozitën e ministrit të jashtëm.
Ministri i Brendshëm, Mohamed Ibrahim ka bmajtur poastin që kishte megjithë thirrjeve të aktivistëve që ai të zëvendësohet. Udhëheqësi i kompanisë shtetërore të naftës, Ganope, Sherif Ismail, është zgjedhur ministër i naftës. Politikani kristian, Mounir Fakhry Abdel Nour, është zgjedhur ministër i tregtisë dhe industrisë.
"VËLLAZËRIA MYSLIMANE" NUK E NJOHIM QEVERINE E RE
Vëllazëria Myslimane" nuk e njeh qeverinë e re egjiptiane që u betua sot, deklaroi një zëdhënës i lëvizjes, Gehad al-Haddad. "Ne nuk njohim as legjitimitetin, dhe as autoritetin e kësaj qeverie", deklaroi ai, duke iu referuar qeverisë së krijuar vetëm dy javë pas rrëzimit nga ushtria të presidentit, Morsi.
(e.m/BalkanWeb)