E Diel, 1 Nëntor 2026

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

TIRANË, 24 maj /ATSH/ Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në Misionaret e Bamirësisë, ku bëri homazhe për trashëgiminë e saj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau sot në rrjetet sociale një postim të Rubios, në të cilin ai shprehet se: “Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Kam pasur nderin të vizitoj sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”.

Nënë Tereza mbetet një nga figurat më të njohura shqiptare në botë, simbol i përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë dhe i vlerave të humanizmit e solidaritetit.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›