E Diel, 1 Nëntor 2026

UASHINGTON – Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, vritet agresori

UASHINGTON, 24 maj /ATSH- ANSA/ – Minuta terrori në White House, ku Donald Trump kishte kaluar gjithë ditën duke punuar me këshilltarët e tij më të afërt për marrëveshjen me Iran.

Një burrë i armatosur hapi zjarr ndaj agjentëve të “Secret Service” në një nga pikat e kontrollit pranë perimetrit të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u qëllua nga agjentët.

Agresori vdiq pak më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra. Ai u identifikua si 21-vjeçari Nasir Best.

Sipas raportimeve, burri ishte i njohur për agjentët e Secret Service, me të cilët ishte përplasur edhe në dy raste të tjera në të kaluarën, një prej tyre kur kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë.

Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një person që ndodhej rastësisht pranë vendngjarjes.

Ai ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›