Rubio nga Antalia: Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çojë në paqe për Rusinë dhe Ukrainën

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, iu referua proceseve që po zhvillohen në lidhje me Ukrainën të enjten në mëngjes nga Antalia, ku po merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s.
Duke folur pak para fillimit të takimit Rusi – Ukrainë në Stamboll, zoti Rubio tha se Donald Trump është i hapur për çdo mekanizëm që do të çonte në paqe midis dy palëve.
“Ai dëshiron të shohë fundin e luftës, ai nuk dëshiron që të ndodhin luftëra”, tha kreu i Departamentit të Shtetit për presidentin amerikan.
Prior to the informal meeting of NATO foreign ministers in Antalya, US secretary of state Rubio and NATO chief Rutte held a press conference.
Rutte praised Trump leadership and emphasized there needs to be lasting and durable peace in Ukraine. On his part, Rubio said that the US… pic.twitter.com/l9ThKE6zDi
— NOELREPORTS ???????? ???????? (@NOELreports) May 15, 2025
SHBA-të duan të jenë konstruktive në çdo proces, vazhdoi z. Rubio i cili përsëriti se “nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin. Megjithatë, ekziston një zgjidhje diplomatike dhe ne duam të shohim përparim në ditët në vijim.”
“Sa më shpejt të ketë një zgjidhje, aq më pak njerëz do të vriten dhe do të ketë më pak shkatërrime”, përfundoi Marco Rubio.
/vizionplus.tv