E Diel, 1 Nëntor 2026

Zelensky mbërrin në Ankara për të kërkuar paqe! Rusia konfirmon mungesën e Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zbarkoi në Ankara të enjten ku do të takohet me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm në bisedimet e paqes me Rusinë.

“Mbërritëm”, ​​tha një zyrtar i lartë ukrainas për AFP-në. Moska thotë se delegacionet nga Rusia dhe Ukraina janë planifikuar të takohen në Stamboll më vonë të enjten për bisedimet e para të drejtpërdrejta për paqe në më shumë se tre vjet.

Ukrainian President Volodymr Zelenskyy arrives in Ankara to meet Turkish President Recep Tayyip Erdogan pic.twitter.com/Y8P7YXmRSm

— TRT World (@trtworld) May 15, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është midis emrave të listuar nga Kremlini si kandidatë që do të marrin pjesë në bisedimet e paqes mbi luftën në Ukrainë në Stamboll të enjten, pavarësisht thirrjeve nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që ai të marrë pjesë.

Delegacioni rus për bisedimet e sotme nuk përfshin asnjë ministër rus. Ai do të kryesohet nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky: një ish-ministër kulture dhe tani kryetar i Unionit të Shkrimtarëve Ruse.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›