E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervini:Votat e Melës i ka zili edhe Rama me Berishën

SHKRUAN: Ilda Lumani 30-03-2011 13:38

Ndërsa edhe pak ditë na ndajnë nga nata e finales së edicionit të katërt të ‘Big Brother’, Ervini ish-banori i këtij reality-show rrëfen surprizat që po organizon për fitoren e të dashurës së tij, Ermelës. Është mëse i ngazëllyer dhe tregon se ka qenë i bindur, që ditën që është lidhur me të, se Ermela do të ishte fituesja e këtij edicioni. Ai pohon mbështetjen që i kanë bërë jo vetëm fansat, por edhe ish-banorët kundërshtarë, si Klaudia, Alkena, Imelda e Petriti, Ermelës. Ervini rrëfen për unazën që i ka porositur në Londër, Ermelës, dhe parrullat që kanë bërë njerëzit rrugëve të kryeqytetit…

Si po e përjeton këtë javë të fundit të ‘Big Brother’?

Me energji dhe emocione që shtohen çdo ditë edhe nga fansat, por më shumë edhe nga ish-banorët, si Klaudia, Alkena, Imelda dhe Petriti, të cilët ishin armiqtë numër një të Melës në Shtëpi dhe tani janë bërë mbështetës të saj.

Si mendon, përse ka ndryshuar mendimi i tyre për Ermelën?

Ata kanë ndryshuar strategji, sepse e shohin tashmë Melën si fituese. Ajo në shtëpi tashmë nuk ka konkurrent, nuk ka rivalë.

Përse mendoni që Ermela nuk ka konkurrentë?

Mela i ka xhiruar të gjithë, edhe Çimin, edhe Algenin, edhe Ergysin që është brenda. Ky i fundit i ka kërkuar aleancë kundër Ogrenit, por Mela nuk ka pasur nevojë për asnjë nga ata dhe ka bërë lojën e saj vetëm.

Ditët e fundit, Ermela është shprehur që e ka marrë malli për ty. Si jeni ndjerë ndaj pohimeve të saj?

Në fakt, Mela ka një muaj që u ka kërkuar autorëve në dhomën e rrëfimit fotografinë time. Ja kanë dhënë është çmalllur dhe e ka kthyer se nuk lejohet që ta mbajë në shtëpi.

Pastaj Mela ua ka treguar vendin të gjithëve, të 18 pjesëmarrësve në shtëpi, edhe mua vetë të parit. Mela ua ka futur të gjithëve. Si Mela nuk ka pasur asnjë konkurrente, jo vetëm në këtë edicion, por edhe në 3 të mëparshmit.

Ervin, është thënë se i keni blerë Melës një unazë 18 mijë euro… Është e vërtetë?

Njerëzit abuzojnë me fjalën. Unë kam zgjedhur unazën në “Harrods” në Londër. Kam porositur vëllanë tim që është atje, që të bëjë porosinë. Unë nuk e di ende shifrën, por mendoj se kushton më shumë se 18 mijë euro. Është thënë se është si e Lady Dianës, por nuk ka lidhje. Dyqani është i njëjti ku e ka marrë Lady Diana, jo se është njësoj si e saj.

Çfarë surprize i ke bërë Ermelës për natën finale?

Në fakt është një surprizë që ja ka bërë Big-u, por që nuk më lejohet ta zbuloj sepse do ta shihni në spektaklin e së shtunës. Motra ime i ka bërë disa surpriza ndërkohë, mes të cilave një bluzë Roberto Cavalli, si tigër, që i shkon edhe natyrës së Melës.

Ervin, e ke besuar gjithmonë që Mela do të ishte finaliste dhe beson se ajo është fituesja e këtij edicioni?

Kam qenë i sigurt që ditën që jam lidhur me të dhe e dija që çiftet nuk arrijnë në finale, dhe e dija që një nga ne të dy do të fitonte. Por dua të them se, premtimin që më bëri Mela se do t’ua hapte derën të gjithëve për të dalë nga shtëpia, e ka mbajtur. Njerëzit kujtojnë se kush debaton me Ogrenin del nga loja, por në fakt kush ka debatuar me Melën, tigri i ka hapur derën!

Por nëse ndodh që Ermela nuk fiton çmimin e madh, çfarë do të mendonit?

Jam mëse i sigurt që Mela e ka vulosur fitoren që nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia!

Përveç teje, edhe fansat janë përgatitur për fitoren e Ermelës apo jo?

Është e vërtetë dhe në fakt më erdhi lajmi se Partia Demokratike ka shtruar rrugën e Komunës së Parisit dhe kanë vendosur parulla si: “Mela kampione”, “Mela fituese”. Të gjithë e përkrahin fitoren e saj. Jam i bindur se votat e Melës, as Sali Berisha dhe Edi Rama bashkë nuk i kanë, e madje do t’i kishin zili. Partitë do luftojnë për ta pasur Melën në fushatë, dhe i shkreti unë me cilin do luftoj (qesh)!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›