E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci: 25 premtimet e pa mbajtura, te PD Rozeta Rapushi

Me shume se sa nje seance plenare, ajo e djeshmja ne Kuvend tregoi se fushata elektorale e forcave te medha politike ka nisur. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i kerkoi llogari kreut te qeverise Sali Berisha, pse nuk ka realizuar premtimet e programit te tij qeverises 2009, per te cilat morri edhe mandatin e dyte ne qeverisje. Madje Ruci renditi plot 25 pika, duke shtuar se ka edhe me, qe kryeministri premtoi, mori votat e shqiptareve, por nuk i realizoi. “Shqiptaret nuk duan te degjojne nga kryeministri, fjale vetem fjale, por te degjojne arsyet pse ka deshtuar qeverisja dhe pse ajo eshte e korruptuar. Mbi te gjitha pas 4 vitesh, duan te degjojne se cfare llogarie jep kryeministri per mandatin qe elektorati ja dha per mbajtjen e premtimeve qe ai nuk i mbajti”, - u shpreh Ruci. Sipas kreut te grupit socialist, Berisha ne fund te mandatit duhet te jape llogari per deshtimet, papunesine, varferine, korrupsionin, pandeshkueshmerine e ligjit, kriminalitetin, per gjithcka qe ka premtuar dhe nuk e ka realizuar. Duke renditur me radhe 25 pika, premtime te shkruara sipas Rucit ne programin e PD-se te vitit 2009, ai kerkoi llogari se pse nuk jane hapur 160 mije vende pune, nuk jane ulur taksat, nuk jane rritur pagat e pensionet si dhe investimet e huaja. “I premtove shqiptareve se qeveria do te konsideroje ngritjen e universitetit te administrates publike. Ku eshte ky? Do hapje 160 mije vende pune te reja, jep llogari pse kane ikur 52 mije vende pune. Premtove reduktimin e tatimit, por ne fakt e rrite. Premtove se do te vazhdosh investimet ne rruge kryesore si Rruga e Arbrit, Korridori Jugut, Unaza e Tiranes, por s’e ke bere”, - renditi Ruci. Sipas tij, qeveria premtoi se do te ndertonte 7000 kilometra rruge, por nuk e beri. Madje ai tha se te gjitha rruget jane ndertuar ne kohen e Italise, ose ne Austro-Hungarise. “Enveri hapi disa rruge, i zgjeroi dhe i asfaltoi. Kaq po ben dhe ti, se autostrade ne Shqiperi, nuk ka asnje kilometer”, - shtoi Ruci. Sipas tij, qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha, premtoi ndertimin e porteve te reja per qellime, turistike, tregtare, por nuk beri asnje. Po keshtu, ai tha se premtoi perfundimin e te gjitha impianteve per kanalizimet, ujerat e zeza, por asnje nuk eshte mbaruar. “Premtove ullirin, ku synoje mbjelljen e 20 milione rrenjeve sot jane vetem 7 milione. The se do dyfishoje fondet buxhetore ne bujqesi, por nuk e bere, po keshtu the se do dyfishoje buxhetin per arsimin, prape s’e bere. Borxhi publik, the se do jete ne nivelin 50 % te PBB por sot e ke 63%”, - vijoi Ruci. Sipas tij, qeveria nuk ka mbajtur as premtimet per uljen e papunesise ne 11%, pasi sot eshte ne 13% dhe as rritjen e pagave dhe pensioneve ne masen 10%, sepse ato u rriten ne vetem 5%. E njejta gje, premtim i pa mbajtur sipas Rucit, eshte edhe reforma ne sistemin shendetesor, qe sot eshte katandisur sipas tij si mos me keq dhe korrupsionit e kriminalitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›