Arrestimi i Tahirit, i ligjshem
Gjykata e Tiranes, e cilesoi te ligjshem arrestimin ne flagrance nga policia te Bashkim Tahirit, babait te deputetit socialist Saimir Tahiri, i cili do te hetohet nen masen e sigurise “detyrim per paraqitje” per akuzen e “tregtimit e transportimit te mallrave qe jane kontrabanduar” ne bashkepunim. 63-vjecari Bashkim Tahiri, duhet te paraqitet ne prokurori dy here ne muaj, per 3 muaj me radhe, deri ne mbylljen e hetimeve. Gjykata edhe per Dritan Gjizen, vendosi qe hetimet e organit te akuzes te vazhdojne nen masen e sigurise “arrest shtepie”, deri ne perfundim te hetimeve. Me pas, gjykata do te jape vendimin perfundimtar. Nderkohe, me urdher te prokurorise eshte liruar nje dite me pare Nadire Taga, e cila kishte ndermjetesuar shitjen e ilaceve kontrabande mes Tahirit dhe Gjizes. Bashkim Tahiri, Dritan Gjiza dhe Nadire Taka, u arrestuan ne flagrance me 25 mars nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar i Policise se Tiranes per kontrabande te mallrave me akcize. Ata akuzohen per kalimin e nje sasie ilacesh kontrabande nga pika kufitare e Durresit, qe sipas policise arrin vleren e mbi 10 mije eurove.
Tahiri: Nuk habitem qe babai u lirua
Deputeti i Partise Socialiste, Saimir Tahiri ka reaguar dje per lirimin nga Gjykata e Tiranes te babait te tij. Ai e cilesoi arrestimin si nje inskenim nga ana e policise. “Gjykata e Tiranes liroi babain tim, duke provuar se gjithcka degjuam nga policia, ishte nje inskenim politik i denje per regjime policeske diktatoriale”, tha Tahiri. Nga ana tjeter, Tahiri u shpreh se akuzat per kontrabande u kthyen ne qesharake. “Nuk habitem, pse “medemek” hetimi 3 mujor i policise, u katandis vetem me deklaratat e 2 njerezve, qe pa asnje habi timen, mbroheshin sot ne sallen e gjyqit nga avokati Mirash Martini, avokati i Agron Kulicit edhe ne gjyqin kunder meje. Nuk habitem si tullumbacja e policise me “medemek” 10.000 euro, u katandis ne akuze qesharake”, u shpreh Tahiri. Sipas tij, keto akuza ndaj babait te tij e bejne, qe ai te perballet me me shume force me mazhorancen.