E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Bashkepunim Te bejme transparencen

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci kerkoi nga qeveria qe te mos privatizoje ceshtjen e liberalizimit te vizave ndersa theksoi se opozita nuk do te votoje ligjin per Gjykaten Administrative sepse nuk ka besim te kryeministri i vendit.

Pushteti i kryeministrit i ka zene frymen institucioneve te pavarura kushtetuese dhe kete Berisha e ka treguar duke rrezuar me forcen e kartonit kandidate te shkelqyer per ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Te njejtin mosbesim qe kishte Amerika ndaj kryeministrit per te levizur kreun e SHISH ate mosbesim kemi edhe ne per Gjykaten Administrative tha Ruci.

Nderkohe kryeministri Sali Berisha theksoi se nuk eshte ai qe emeron anetaret e Gjykates Administrative dhe punen e saj e percaktojne ligjet e hartuara nga ekspertet me te mire.

Ne fjalen e tij para deputeteve Ruci u shpreh se reforma zgjedhore do te behet vetem kur te vihet drejtesia ne vend kur te behet transparenca dhe te zbatohet rezoluta e Parlamentit Evropian per hetimin e zgjedhjeve.

Kyeministri Berisha theksoi se e fton opoziten te bashkepunoje per ceshtjet kryesore por nga ana tjeter siguroi se qeveria do te vazhdoje me axhenden e saj per te garantuar rritjen ekonomike ndryshimet ne infrastrukture dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

Nese ju ftojme per bashkepunim kjo nuk do te thote se veteizolimi juaj do te na pengoje ne punen tone tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›