E Diel, 1 Nëntor 2026

Respektimi i rregullave Schengen i rendesishem per integrimin ne BE

14-10-2010 / Gazeta 55

Lulzim Basha vijon tek gjimnazi Petro Nini turin e informimit rreth procedurave te heqjes se vizave

Nese Shqiperia nuk do te permbushte kushtet e vendosura ne udherrefyesin per heqjen e vizave levizja e lire do te ishte ende nje iluzion.
Keshtu u shpreh dje ministri i Brendshem Lulzim Basha gjate bashkebisedimit me nxenes te gjimnazit Petro Nini Luarasi ne Tirane ku ka i ka informuar lidhur me te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga heqja e vizave. Duke iu pergjigjur pyetjes se a pritet nje vendim pozitiv nga te gjitha vendet e BE per heqjen e vizave Basha e argumentoi optimizmin e tij me realizimin e kushteve nga Shqiperia dhe mbeshtetjen e madhe qe i dha Parlamenti Europian duke votuar heqjen e vizave.
Marrja e vendimit per heqjen e vizave do te thote qe Shqiperia ne keto aspekte qe nga pasaportat biometrike kartat e identitetit siguria e kufirit lufta kunder krimit sistemet me te cilat luftohet krimi auditimi i ketyre sistemeve aftesite per ta vazhduar kete lufte ne te ardhmen lufta kunder korrupsionit lufta kunder trafiqeve eshte ne perputhje te plote me standardet e Bashkimit Europian. Mbi kete baze presim qe te mos kete asnje vend qe te shprehe rezerva ne kete drejtim tha ministri i Brendshem.
Basha beri te ditur se nese nje qytetar kerkon te rrije me shume se 90 dite ne 6 muaj ne zonen Schengen atehere duhet patjeter te pajiset me nje vize.
Rregullat lsquoSchengen percaktojne qe ju mund te udhetoni ne sado shtete qe do te deshironi te hapesires lsquoSchengen. Ne qofte se ju arrini ti beni te 28 shtetet brenda dites nuk ka asnje problem. E rendesishme eshte qe ne te gjithe hapesiren lsquoSchengen te mbledhur se bashku ju mos te kaloni me shume se 90 dite cdo 180 dite. Penalitetet variojne nga pengesa per te hyre ne zonen lsquoSchengen te deportimi i detyruar me force ne vendin e origjines dhe deri tek perjashtimi i individit per te udhetuar ne hapesiren lsquoSchengen per nje periudhe deri pesevjecare. Nuk mund te punesoheni. Po keshtu ne qofte se ju shkoni per nje studim me shume se tre muaj per nje vit fjala bie ne nje nga gjimnazet e BE ju duhet te pajiseni me nje vize studimi. Por per nje vend ku qytetaret levizin lirshem brenda parametrave te levizjes se lire marrja e nje vize studimi eshte pakrahasueshmerisht me e lehte sesa per nje vend qytetaret e te cilit nuk mund te levizin me parametrat e levizjes se lire u shpreh Basha.
Ministri ka kerkuar angazhimin e te rinjve ne informimin e qytetareve ne menyre qe te mos shkelen rregullat e levizjes se lire pasi kjo do te ndikonte negativisht edhe per vendin.
Pergjegjesia qe ne do te demonstrojme se si do ta perdorim kete liri do te jete percaktuese jo vetem per qytetaret por edhe per vendin ne teresi per sa i perket realizimit te synimit tone final qe eshte anetaresimi i plote ne Bashkimin Europian deklaroi ministri Basha.
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka filluar nje tur informues ne te gjithe vendin lidhur me procedurat e veprimit drejt vendeve Schengen pas heqjes se vizave.
Vetem nje muaj pas vendimit final te ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian institucionet shqiptare kane marre porosi te vecante nga kryeministri Berisha per te informuar qytetaret shqiptare se heqja e vizave nenkupton levizje te lire ne vendet e Schengen-it evropian vetem per 180 dite ne vit cka do te thote 6 muaj brenda nje viti sikurse edhe konsiderohet e jashteligjshme prirja per te punuar me vizen e udhetimit. Cdo qytetar qe shkel rregullat e Schengen-it denohet me 5 vjet heqje te drejte udhetimi te gjitha vendet e listes se bardhe te Bashkimit Evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›