Kukes fabrika qendron e mbyllur
Ne pranveren e vitit 2008 kryeministri Sali Berisha inauguroi ndertimin e kesaj fabrike dhe u dukej se tashme problemi i kalbjes se patates se treves ne Kukes kishte marre fund por situata vazhdon te jete e njejte si me pare.
Mos hapja e fabrikes erdhi nga mosvendosja e paisjeve ne dhomat frigoriferike si dhe per mungese te stafit menxhues. Nderkohe ka ekzistuar edhe nje konflikt mes Ministrise se Bujqesis dhe pushtetit vendore ne Kukes per marrjen ne dorezim te fabrikes.
Fabrika e patates ne Kukes ka nje kapacitet ruajtes dhe perpunues prej 5 mije ton dhe eshte llogaritur te furnizoje disa qytete te Shqiperise dhe nje pjese te Kosoves. Kjo veper u ndertua me nje fond prej afro 450 mije dollare. Trevat e Kukesit jane te njohura per kultivimin e patates kulture e cila ze 40 perqind te prodhimeve bujqesore. Por prodhimet e shumta me kosto te ulet nuk shkojne ne treg dhe perfundojne te kalbura serish nen toke.