Ruci: Berisha hodhi shashkn e radhs

"E gjithë ajo që ndodhi këtu ishte thjesht shashka e radhës e kryeministrit. Ishte vetëm zgjidhja për të zhvendosur përqendrimin nga kriza tek sheshi", u shpreh Ruci. Deputeti socialist ftoi kryeministrin që të mos i marrë kohën deputetëve duke trajtuar probleme që mund të kenë vend në tryeza të tjera. Menjëherë kryeministri Berisha theksoi se parlamenti, kryeqyteti dhe sheshi kryesor i tij, janë të lidhur fort me njeri-tjetrin, duke theksuar se kishte ardhur me një ofertë të qartë për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi. "Ju ftoj që të reflektoni mbi propozimin tim, ofertën time", u shpreh Berisha. Më pas ishte deputetja socialiste Ermelinda Meksi, e cila ftoi kryeministrin që t'i lerë mesazhet në distancë dhe të ulet në bisedime me Ramën, për të prekur jo vetëm cështjen e sheshit, por edhe te kutive e krizës politike.