E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Nuk heqim dor nga transparenca

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj në seancën e sotme plenare deklaroi se opozita nuk heq dorë nga transparenca e zgjedhjeve ndërsa shprehu edhe njëherë gatishmërinë për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.

Xhafaj deklaroi se mazhoranca jo vetëm që nuk po tenton të hapë kutitë e zgjedhjeve, por cdo ditë që kalon po e con vendin drejt krizë të rëndë.

"Dëgjoni zërin e arsyes së opozitës dhe të ndërkombëtarëve, sepse nesër do të jetë shumë vonë", u shpreh Xhafaj.

Pritet që në seancën e sotme të flasin rreth 6 deputetë të opozitës dhe më pas ata do të dalin nga salla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›