E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Berisha mbolli vrasje. Patozi Ju me gure ne parlament

Nuk kanë munguar tonet e ashpra në seancën e sotme. Gramoz Ruci gjatë fjalës së tij ka akuzuar sërish kryeministrin Berisha për vrasjen e 4 demonstruesve. Ai i kërkoi Berishës të deklaronte publikisht se kush është fajtori i vërtetë. Menjëherë pas tij, Astrit Patozi bëri përgjegjës kryesor për ngjarjen e 21 janarit, kreun socialist Edi Rama. Sipas Patozit, Rama po luan me vdekjen e katër viktimave dhe po i përdor ato për qëllime politike.

"Sali Berisha koha jote ka mbaruar. Këtë e kanë marr vesh të gjithë, edhe ti vetë. Vetëm një këshillë kam, bëja vetes sa më të lehtë se përndryshe nuk do të ndalësh dot faturën që do të japë populli. Dorëzo para drejtësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët dhe ne do të jemi përballë teje në cdo rast, në Parlament, në rrugë, etj. Do të jemi përsëri përballë teje deri kur të kuptosh se duhet ti hapësh rrugë njëherë e mirë zgjidhjes politike, tani, sot, pa humbur kohë. Zgjidhje politike që do ti hapë rrugë përfundimisht Shqipërisë europiane që ti po e mban peng, ti hapësh rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që do të sjelli qeveri të drejtë për qytetarët shqiptarë, ti hapësh rrugë drejtësisë e ndershmërisë. Sali Berisha shpëto vetë, se duke shpëtuar veten bashkë me ty shpëton Shqipëria dhe shqiptarët", deklaroi Gramoz Ruci.

"Nuk do të guxojë ta bëjë më, sepse përgjigja e institucioneve do të jetë fatale. Ju ftoj shumë miqësisht të nxirrni nga xhepat gurët e pistoletat, të zbrazni duart nga bombat molotov dhe të vini në parlament si deputet, për të qenë opozita dinjitoze e një vendi të lirë. Ndryshe, as kostumet dhe as kravatat nuk ju bëjnë që të dalloheni nga bandat që dhunuan në 21 janar", tha Astrit Patozi.

"Dhe ju besoni se mund tia hidhni qytetarëve shqiptarë duke qarë këtu si krokodili ndërkoh që keni kërkuar 13 mijë të vdekur. Po, ju jeni vrasës, ju jeni vrasës. Keni kërkuar publikisht vrasjen e 13 mijë njerëzve të pafajshëm në emër të karriges së kryetarit tuaj", tha Sokol Olldashi.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›