E Diel, 1 Nëntor 2026

Foto nudo te kongresmenit dorehiqet republikani

Republikanët kanë një përfaqësues më pak në dhomën e kongresit amerikan. Përfaqësuesi i Nju Jorkut, Chris Lee, i martuar e me një djalë bëri të ditur se do të lerë pozicionin e tij menjeherë pasi një faqe interneti lajmesh rozë Gatëirk, publikoi një foto të tij gjysëm nudo. Sipas ëebsite, Lee kishte përdorur pikërisht këtë foto për ti fituar zemrën një vajze në chat-in e Craigslist, së cilës i kishte thënë se ishte 39 vjec dhe i pamartuar.

Në njoftimin e dorëheqjes së tij kongresmeni shprehte keqardhjen për veprimet e tij që dipas tij kishin dëmtuar rëndë familjen miqtë e bashkëpunëtorët e tij. Sipas ëebsite, Lee kishte kontaktuar me një 34 vjecare nga Maryland më 14 janar së cilës i kishte rrëfyer se ishte lobist dhe i divorcuar. Fotoja që coi në skandal i ishte dërguar gjatë korrespondencës në e-mail. Po 34 vjecarja me një kërkim të shpejtë në Google kishte vërtetuar identitetin e Lee për të ndërprerë më pas mënjehërë korrespondencën.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›