E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjela: Berisha të dëgjojë Perëndimin

Ka përfunduar mbledhja e kreut socialist Rama me alaatët. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit kreu i PLD-së Spartak Ngjela theksoi se në mbledhje u ra dakort për një përkrahje të plotë të botës perëndimore në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në vend.
"Shqipërisë i është dhënë ultimatum i rreptë ku nëse palët nuk bëjnë transparencën atëherë do të ketë ndërprerje të procesit të integrimit theksoi Ngjela duke shtuar se duhet të bëhet ngrirja e kutive derisa të bëhet hetimi i zgjedhjeve.
Ndërsa duke iu referuar deklaratave të maxhorancës për djegien e fletëve të votimit Ngjela theksoi se ajo që flitet është në kundërshtim me të ardhmen perëndomore të Shqipërisë.
"Berisha nëse do të dalë kundër draftit të ndërkombëtarëve nuk do të ketë më protesta për hapje të kutive por për të ardhmen perëndimore të Shqipërisë. Jemi në pritje të pranimit të palës tjetër", theksoi Ngjela

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›