Ruçi: Nga sot nisim protestat, kongresi i PS në prill

Tiranë, 27 mars, NOA Çdo hapësirë parlamentare do përdoret për transparencën e zgjedhjeve. Me këto fjalë, kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi ka konfirmuar sot pjesëmarrjen e seanca e Kuvendit për çështjet që kanë të bëjnë vetëm me zgjedhjet.
Por krahas kësaj, Ruçi ka deklaruar se një vendim i Asamblesë Kombatëre ka qenë dhe nisja e protestave në gjithë vendin, duke kulmuar me protestën e madhe në 30 prill.
Ruçi deklaroi se në vendimet e Asamblesë së PS-së kanë miratuar dhe mbajtjen e kongresit të Partisë Socialiste në 13 prill, ku do të merren një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me statutin e partisë.
Një prej pikave të miratuara ka qenë dhe apeli ndaj ndërkombëtarëve për të gjetur zgjidhjen e krizës politike në vend.
m.xh/NOA