E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci Po marreveshjes por plotesoni kushtet tona

Gramoz Ruci ne tryezen e partive

Tirane 29 mars 2011 NOA- UPDATE Pasi ka deklaruar se tryeza e partive politike ishte e vonuar kreu kuvendor i socialisteve Gramoz Ruci ka shtuar se kerkohen hapa konkret qe te nenshkruhet ajo.

Gjate fjales se tij Ruci tha se mungesa e pare e seriozitetit vjen edhe nga fakti se drafti eshte dhene me vonese pasi nuk njihen pikat e tij.

Ai kerkoi transparence per listen e zgjedhesve si dhe kerkoi ndryshime ne Kodin Zgjedhor.
Sipas tij ne menyre qe koalicioni Aleanca per te Ardhmen te marre pjese ne nje gare elektorale duhet te kete ne themel te saj barazine e paleve ne proces ne nje gare elektorale ku konsiderohet e shenjta vota e cdo shtetasi ne nje gare elektorale qe permes rregullave ta barabarta te ndershme e transparente garantohet vota e lire e fshehte dhe e barabarte ne  listat zgjedhore ne procesin e votimit ne procesin e numerimit dhe ne ate te vleresimit e gjykimit.

Nder kushte e permendura nga Ruci ishin transparenca postelektorale transparenca e listave zgjedhore identifikimi i zgjedhesve rikthimi i ligjshmerise ne KQZ-se duke parashikuar ne veprimet e ketij komisioni ai kerkoi

-      Revokimin teresisht te vendimeve te jashteligjshme.

-      Kthimin e vendimeve me shumice te cilesuar ne respektim te detyrimit te Kodit Zgjedhor.

-      Ligjshmeria ne aktet e KQZ.

-      Funksionim i institucionit te KQZ mbeshtetur ne ligj dhe ne rregullore.

Me tej ai pershendeti edhe mberritjen e misionit te OSBE-se duke e konsideruar si nje garanci reale per paanshmeri e objektivitet ne funksion te garantimit te standardeve zgjedhore per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›