E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e oficerit Roland Likaj arrestohen tre persona

Policia e Shtetit njoftoi sot arrestimin e 3 personave te akuzuar per vrasjen e nenkomisarit Roland Likaj i vrare ne menyre te mistershme ne tetorin e vitit te shkuar ne qytetin e Vlores.

Zv drejtori i Policise se Shtetit Agron Kulicaj rreth ores 1800 zbardhi detaje te operacionit te Policise se Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine. Ne pranga kane rene shtetasit Jetnor Nakoleci Saleo Stojani dhe nje 17-vjecar me inicialet E.Z. Sipas tij operacioni eshte shtrire ne disa qytete te vendit duke bere te mundur arrestimin e 3 shtetasve te akuzuar per vrasjen e policit. Roland Likaj u ekzekutua mbremjen e 18 tetorit te vitit te kaluar ne lagjen Cole ne Vlore.

Ngjarja
Roland Likaj me detyren oficer i sherbimit te patrullave 46 vjec eshte gjendur i vrare pas mesnate rreth ores 340 min ne zonen e lagjes 1 Maji te pallatet kater katesh. Likaj ka qene ne sherbim ku ka pasur detyren e kreut te grupeve te gatshme dhe eshte shkeputur nga njeri prej grupeve per te marre automjetin e tij te lene perpara gjykates.
Ai u ka komunikuar efektiveve te grupit te gatshem se do ti kontaktonte dhe eshte larguar. Vetem pak caste me pas ai ka rikomunikuar me grupin por kete here duke iu kerkuar qe te afrohen drejt zones se oles prane 4-katesheve.

Nje raportim per nje person te dyshimte veshur me te zeza ai e ka bere edhe tek salla operative. Ky ka qene dhe komunikimi i fundit i oficerit te policise. Thirrjet pa pergjigje kane ngritur dyshimet tek kolege te tij.

Dy grupe te gatshme jane nisur drejt zones koordinatat e se ciles u ka dhene pak moment me pare vete Likaj. Te mberritur shume shpejt koleget e tij te grupit te gatshem e kane gjetur mandej brenda ne automjet me koken e varur mbi timon dhe xhamin gjysme te hapur.

Likaj ka pasur vetem nje plumb ne rreze te veshit te majte. Eksperte te policise kane mberritur fill pas kesaj ne vendngjarje.

Shkollimi dhe puna ne polici

Roland Likaj eshte diplomuar ne 88 dhe ka punuar para viteve 90 ne kufi mandej eshte liruar nga detyra e eshte rikthyer ne polici ne vitin 2008. Prej atehere ka punuar ne komisariatin e Vlores ne detyren e komandatit te grupeve te gatshme.



Prane drejtorise se Policise te thone se ai eshte dalluar per pune te mire dhe korrekte. Specialist shume i mire dhe njeri i qete e shume i rregullt- jane percaktime qe jepen nga kolege te tij.

Shperblimi per gjetjen e autorit
Policia e Vlores kishte vene ne dispozicion 50 milione leke ne kembim te informacionit mbi vrasjen e policit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›