Fier kandidatet e paregjistruar pritet te kene nje shans te dyte
Pa filluar ende fushata zgjedhore ne rrethin Fierit kane nisur perplasjet e para. Rasti me i fundit i cili ka sjell jo pak probleme eshte shenuar ne qytetin e Patosit. Sipas burimeve nga Partia Socialiste e rrethit te Fierit kjo parti nuk ka mundur te regjistroje dot kandidatet e majte ne bashkite Patos dhe Roskovec edhe ne komunat Zharres Kuman Kurjan Strume Ruzhdie dhe Portez.
Sipas PS-se dega Fier KZAZ-te mbremjen e se henes ishin te mbyllura ndersa Kodit Zgjedhor u jepte afat per regjistrimin e kandidateve deri ne oren 24.00. Kryetari i Partise Socialiste per rrethin Fier Xhevit Bushi ka deklaruar se jane paraqitur brenda afatit kohor te parashikuar ne ligj. Per te dorezuar dokumentacionin per regjistrim ne kemi shkuar ne oren 23. 40 pra perpara kohes se skadimit te afatit por aty nuk kishte asnje komisionere dhe godina ishte e mbyllur. Sipas nesh kjo eshte tallje dhe tregon qarte se nuk po zbatohen rregullat dhe normat qe kerkon Kodi Elektoral tha Bushi.
Ndersa kryetari i KZAZ-se numer 19 ne qytetin e Patosit kryetari i saj Viktor Mesutaj ka deklaruar se kane qene ne pritje te regjistrimit te partive kandidateve dhe keshilltareve te keshillave por socialistet nuk kane patur te gjithe dokumentacionin e nevojshem. Nuk eshte e vertete qe ne jemi larguar. Ne kemi qendruar aty dhe jemi larguar pas ores 24.00. Zoterinjte e majte kane ardhur pa dokumentat e duhura cka na ka sjell probleme ne procedura. Tashme ne do te jemi ne pritje te shqyrtimit te rasteve te tilla nga KQZ per te vepruar por nuk besoj se eshte rast qe do te kete probleme ka deklaruar Mesutaj.
Nderkohe megjithese nuk jepet nje afat per nje veprim te dyte burimet brenda Komisionit Zonal te Administrimit te Zgjedhjeve nr.19 deklarojne se neser mund te behet regjistrimi i partive per te marre pjese ne zgjedhje.