Ruci: Politika riintegrimi per emigrantet e kthyer Qamil Xhani
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci, ka premtuar politika ri-integruese per emigrantet shqiptare qe jane kthyer vitet e fundit ne vend. Ne takimin e zhvilluar ne Udine te Italise me emigrantet shqiptare, Ruci ka deklaruar se Partia Socialiste do te angazhohet konkretisht per te ndihmuar emigrantet. “Qeveria e PS do t’i kushtoje nje vemendje te vecante mbeshtetjes dhe kujdesit per qytetaret shqiptare, qe jetojne jashte Shqiperise. Nderkohe, edhe per ata emigrante qe jane kthyer apo kthehen ne Shqiperi, jane parashikuar te zbatohen politika sociale ri-integrimi, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Me tej, kreu i Grupit Parlamentar, eshte ndalur dhe ne rolin qe ka sot shteti ne ndihme te emigranteve. Sipas tij, qeveria i ka lene jashte vemendjes emigrantet dhe problemet qe kane ata. “Vetem ne rajonin e Udines, jetojne nje numer shume i konsiderueshem shqiptaresh, cka tregon per nje force te madhe te shqiptareve qe jetojne jashte kufijve te vendit, por qe sot per sot jane te braktisur nga qeveria dhe shteti i vendit te tyre”, u shpreh Ruci. Kreu i deputeteve te PS-se, beri nje ekspoze te Programit te Partise Socialiste “Per nje Rilindje Shqiptare”. Ne takimin e zhvilluar ne Udine te Italise, ishin te pranishem dhe deputetet Taulant Balla dhe deputeti Sadri Abazi. Gjate fjales se mbajtur ne takim, Taulant Balla, ju referua ndikimit qe kane te ardhurat e emigranteve, ne ekonomine shqiptare. Ai u shpreh se keto te ardhura, jane nje nga shtyllat kryesore ne te cilat eshte mbeshtetur kjo ekonomi gjate gjithe ketyre viteve. “Emigrantet jane njerezit qe mbajne Shqiperine ne kembe dhe ne teresi, jane forca me e madhe ne Shqiperi”, u shpreh ai. Balla shtoi se politika e PS-se per emigrantet, synon pjesemarrjen e tyre ne vendimmarrjen gjate zhvillimeve politike, por edhe nje sherbim me te mire ne selite diplomatike dhe nje pergjegjesi me te madhe per qytetaret nga autoritetet shteterore. Balla eshte ndalur dhe ne mbeshtetjen e vazhdueshme qe emigrantet kane dhene per PS-ne dhe politikat e saj ekonomike e sociale.