Ne rreshtin e bylmezeve Nga Kastriot Islami
Qendrimi i Partise Socialiste per ceshtjen e mandateve eshte ose medioker profesionalisht ose politikisht i gabuar. Ose te dyja bashke. Secili qe shqetesohet ne PS duhet te zgjedhe ose njerin cilesim, ose tjetrin, ose te dyja bashke. Dhe nese eshte paksa inteligjent ka vetem nje opsion, te heshtte pa u vene ne rreshtin e bylmezeve. PS mori si shperblim gjithcka gatoi politikisht, por edhe me nje paaftesi profesionale ekstreme e qasje krejtesisht te gabuar. Nuk fitohen zgjedhjet duke bllokuar zgjedhjet, duke nderkombetarizuar “hallin e Rames per tu bere Kryeminister”, me te majte te percare dhe aleate te hallakatur. Ne kete menyre kjo Rilindja e Rames do te “linde e dekun”. Pa le te shikosh mamite e cuditshme qe po afrohen per ta asistuar.
Shtrohen disa pyetje lidhur me qendrimet e PS?
1) Bazuar ne dyshimet e saj per informacionin e dhene nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile, perse nuk e coi ceshtjen ne Prokurori per falsifikim te dhenash?
2) Perse Rama preferoi te urdheronte komisioneret e PS ne KQZ te mos votonin opsionin e shperndarjes se mandateve ku Berati kishte 7 mandate, Korca 11, Tirana 33 dhe Durresi 14 por e bllokoi ate?
3) A mban pergjegjesi dikush ne PS qe mashtruan nderkombetaret duke ju thene se ky opsion qe kerkonte te miratonte KQZ dhe PS e bllokoi i jepte Berishes 3 mandate ne tavoline? Po tani qe e kerkojne kete opsion duke i thene se Berisha nuk e do me kete opsion se humbet kater mandate ne tavoline? A nuk eshte ky nje qendrim qe demton seriozitetin e PS perballe nderkombetareve?
4) Perse PS pasi KQZ nuk arriti te merrte vendim ashtu sic gjykonte PS nuk e coi ceshtjen ne Kolegjin Zgjedhor, por u sorollat me argumente false ne takimet me nderkombetaret duke akuzuar politikisht dhe duke mos vepruar juridikisht?
5) Perse PS nuk e coi ne Gjykaten Kushtetuese vendimin e Kuvendit per te mos pranuar komisionin hetimor per vertetesine e shifrave te popullsise?
6) Kush mban pergjegjesi qe Zevendes Kryetari i KQZ deklaroi se pas auditimit te informacionit te sjelle nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile (DPGJC) “shifrat e popullsise jane te sakta ligjerisht por jo moralisht” dhe se komisioneret socialiste ishin gati ta votonin ate opsion qe Rama me te tjere e kishin damkosur te nderkombetaret si manipulim te rezultatit ne tavoline me tre mandate ne favor te Berishes.
7) Nese PS e konsideroi antikushtetues dhe votoi kunder vendimit te Kuvendit per te lene shperndarjen e mandateve te vitit 2009, si te vetmen menyre per te c’bllokuar procesin zgjedhor pasi PS e kishte bllokuar ne te gjithe hapat ku ajo kishte mundesi ta bllokonte, perse nuk e con ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese?
8) Perse permes nje strategjie radikale e bllokimi Rama preferon te kryeje “nderkombetarizimin e zhurmes” nderkohe qe “mbush thesin e alibive te humbjes” dhe te mos i drejtohet institucioneve te drejtesise (Prokurorise, kolegjit Zgjedhor apo Gjykates Kushtetuese) per te realizuar zgjidhjen qe parashikon Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor?
9) Perse PS, pasi ka ezauruar te gjithe mundesite e bllokimit te procesit per shperndarjen e mandateve sipas qarqeve nuk kryen asnje veprim institucional, por i drejtohet vetem nderkombetareve per t’i thene se kjo ndarje nuk eshte e “drejte”, sepse po t’i thote eshte antiligjore apo antikushtetuese ata do t’i sugjerojne te shkojne ne Kolegjin Zgjedhor ose ne Gjykaten Kushtetuese?
10) Perse PS merzitet, kur bazuar ne shume kritere rezulton se shperndarja e mandateve e miratuar nga Kuvendi eshte e “drejta”, sepse kishin menduar te mashtronin perseri nderkombetaret me shpjegime dhe letra se kjo shperndarje eshte ne kundershtim me parimin kushtetues te barazise se votes?!