E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi, Rama dështon përpjekjen e fundit të BE Rozeta Rapushi

Deshton “misioni” ne Tirane i Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, per te ndryshuar qendrimin mes forcave politike qe te votojne me konsensus tre ligjet e kerkuara, si kusht per marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian. Ne viziten e tij te shkurter, Fyle nuk arriti te sigurohet se tre ligjet per integrimin do te votohen. Pas takimit me kreun socialist, Edi Rama, rikonfirmoi qendrimin e tij duke theksuar se pas 23 qershorit, Shqiperia do te jete e cliruar nga pengesat e meparshme. “I tere procesi i reformave qe kane te bejne me procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian, duhet te jete i qendrueshem, perfshires dhe i udhehequr nga konsensusi ne te mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Zhvillimi i suksesshem i zgjedhjeve parlamentare te 2013, do te jete nje test kyc per funksionimin e mire te institucioneve demokratike te vendit”, - ishte mesazhi i komisionerit, ne mbyllje te takimeve me forcat politike. Ai u beri thirrje politikaneve te zhvillojne zgjedhjet e qershorit ne perputhje me standardet nderkombetare, te permiresojne besueshmerine dhe reputacionin e institucioneve demokratike dhe te forcojne pergjegjshmerine e politikaneve kundrejt qytetareve shqiptare.

GARANCIA

Ne takimin e zhvilluar me Komisionerin per Zgjerimin, Stefan Fyle, kryeministri Sali Berisha, siguroi angazhimin e mazhorances per cuarjen perpara te procesit te integrimit. Gjate takimit, palet diskutuan per ceshtje te bashkepunimit ne kuader te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian dhe hapat e nevojshem per avancimin e reformave te axhendes evropiane. Ne takim u diskutua, gjithashtu, per pergatitjet e procesit zgjedhor per zgjedhjet e dates 23 qershor, si dhe ceshtje ne lidhje me zhvillimet ne rajon. Kryeministri e siguroi zotin Fyle per angazhimin e plote te mazhorances per cuarjen perpara te procesit te integrimit dhe garantimin e nje procesi zgjedhor, sipas te gjitha standardeve te OSBE dhe Keshillit te Evropes.

QENDRIMI

Pergatitja e zgjedhjeve parlamentare dhe ndershmeria e tyre, ishte thelbi i takimit mes Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle dhe kreut socialist, Edi Rama. Madje selia roze, beri te ditur pas takimit, se Kryetari Edi Rama paraqiti propozime konkrete, per te garantuar lirine e ndershmerine e zgjedhjeve dhe per te siguruar qe pas 23 qershorit, Shqiperia te jete e cliruar nga pengesat e meparshme. Cka duket se verteton qendrimin e opozites per te mos votuar tre ligjet per integrimin, para zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Nga ana tjeter, selia roze konfirmon se te dy palet u degjuan, me shqetesim, per gjendjen e demokracise dhe shtetit te se drejtes ne vigjilje te zgjedhjeve parlamentare.

MUNDESITE

Ndersa Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, gjate takimit te zhvilluar me Komisionerin per Zgjerimin, Stefan Fyle, nenvizoi edhe njehere rendesine e madhe qe ka per Shqiperine procesi i integrimit evropian, si nje nga prioritetet kryesore te shoqerise shqiptare. Ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kreu i Shtetit shprehu bindjen e tij, se ekzistojne te gjitha kushtet dhe mundesite per te pasur zgjedhje te lira, te ndershme dhe brenda standardeve nderkombetare. Nga ana e tij, Fyle, shprehu besimin per nje rol aktiv te Presidentit ne kapercimin e ngercit politik permes promovimit te nje ambienti dhe platforme te perqasjes pozitive te procesit te integrimit evropian, brenda agjendes se perbashket te Shqiperise dhe Delegacionit Evropian.

KOMENTI

“Erdha per te diskutuar per ceshtjen me thelbesore te shtetit modern shqiptar, c’duhet bere per zgjedhjet qe ato te mos kontestohen”. Keshtu e ka komentuar arsyen e vizites ne Shqiperi, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, nepermjet rrjetit social “Twitter”. Vizita dhe komenti i komisionerit, behet pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›